Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

2025/07/19 at 10:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim me 16 vjet burgim.

Ky ishte fati i Grigory Skvortsovit, 35-vjeçar, fotograf dhe muzikant nga Permi. Skvortsov ishte një nga mijëra njerëz në mbarë Rusinë që blenë botimin e vitit 2021, “Bunkerët sekretë sovjetikë”, të historianit Dmitry Yurkov.

Libri riprodhoi qindra diagrame dikur të fshehta të instalimeve sovjetike, që së voni ishin bërë publike.

Libri ofrohej me disa skanime shtesë, të cilat Skvortskov i bleu. Më vonë, ai shpërndau disa prej këtyre dokumenteve me një gazetar të paidentifikuar amerikan.

Në nëntorin e vitit 2023, Skvortsov ishte me një mysafir, kur policia ruse hyri në banesën e tij, në Perm.

Sipas një të afërmi, policia xhiroi atë që ndodhi më pas.

“Ai u rrah dhe u fye”, i tha i afërmi i fotografit projektit Siberia. Realities të Radios Evropa e Lirë. “Më pas, ata e detyruan atë të thoshte para kamerës se kujt i kishte dërguar informata nga libri i Yurkovit”.

I afërmi, i cili kërkoi të mos i bëhet publik identiteti, tha se komunikimi ndërmjet amerikanit dhe Skvortsovit kishte ndodhur muaj më herët, dhe se policia ishte dashur t’ia kujtonte atij identitetin e amerikanit.

”Ata ia thanë atij emrin vetë, ata ‘ia sugjeruan’ atë atij”, pohoi ai.

Që prej pushtimit të Ukrainës më 2022, Rusia ka zgjeruar në mënyrë drastike përkufizimin e “sekretit shtetëror”.

Asnjë shumë parash nuk u shkëmbye gjatë ndërveprimit të Skvortsovit me amerikanin, dhe miqtë thonë se dokumentet u dërguan për t’i ndihmuar një personi me interesa të ngjashme – praktikë e zakonshme mes eksploruesve urbanë dhe entuziastëve të historisë.

”Ai nuk ndoqi kurrfarë synimi vetjak”, tha një mik i tij për Siberia.Realities të REL-it.

Miqtë e Skvortsovit thonë se arkitektura ka qenë gjithmonë pasion i tij. Më 2010, ai diplomoi në arkitekturë nga Kolegji i Ndërtimtarisë i Permit, por sukses më vonë arriti si fotograf.

“Ai nuk e kishte shokun në fotografimin e vendeve industriale. E donte shumë fotografimin e çative, ndërtesave të braktisura. T’i kënaqte sytë me çfarëdo që shkrepte”, tha një koleg i tij.

“Kompanitë e patundshmërive në Perm dhe vende të tjera në Rusi e angazhonin për t’ua fotografuar reklamat”, kujtoi kolegu.

“Më kujtohet se ka qenë edhe një ekspozitë e tij në ndërtesën e administratës lokale. Ai ishte i shumëkërkuar”.

Më 2017, Skvortsov themeloi grupin muzikor Jagath.

“Ne bëjmë muzikë në vende të braktisura industriale – në fund të një sistemi nëntokësor kanalizimi dhe brenda cisternave të mëdha boshe të naftës”, thuhet në ueb-faqen e grupit.

Muzika e grupit cilësohet si karakteristike, por ajo u publikua nga një studio muzikore britanike, dhe tërhoqi vëmendjen e revistës gjermane për muzikë Sonic Seducer. Gjatë një interviste për revistën, Skvortsov shprehu kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Miqtë e Skvortsovit supozojnë se dikush që ka parë intervistën me Sonic Seducer-in e ka raportuar atë te Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).

Të pyetur se si zbuluan agjencitë e sigurisë të Rusisë se Skvortsov ia kishte dhënë materialet historike një gazetari amerikan, të afërmit e fotografit thanë se besojnë se ai është përgjuar pas intervistës, dhe një vit para arrestimit të tij, në nëntorin e vitit 2023.

Skvorsov thotë se një i afërm i tij u monitorua nga FSB-ja për shpërndarjen e materialeve nga libri “Bunkerët sekretë sovjetikë”.

Pas kësaj, fotografi kontaktoi gazetarin amerikan dhe i kërkoi që materialet të cilat ia kishte dhënë të mos ribotoheshin askund.

Në disa letra dërguar miqve, Skvortsov thotë se autoritetet ruse hapën rastin kundër tij, për të fshehur faktin se kishin dështuar ta vërenin se informata mbase të ndjeshme po shiteshin haptas dhe po shpërndaheshin online.

“Unë nuk kam pasur qasje në sekrete shtetërore dhe as qëllim dashakeq”, shkroi fotografi nga paraburgimi. “Të dhënat nuk ishin të mbrojtura nga shteti… Këto fakte po injorohen nga prokurorët dhe gjykatat, të cilët po e trajtojnë rastin formalisht, qartas nga frika e represionit nga FSB-ja”.

Mbështetësit e fotografit, të cilët kanë formuar një grup në platformën e komunikimit Telegram, thonë se synojnë të apelojnë dënimin e tij./REL

Ju sugjerojmë

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
Aktualitet

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

20 Korrik, 2025 8:56 am
Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
Bota

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

20 Korrik, 2025 8:44 am
Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..
Aktualitet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..

20 Korrik, 2025 8:37 am
Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
Aktualitet

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

20 Korrik, 2025 8:30 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025

20 Korrik, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2025

20 Korrik, 2025 8:18 am
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

TE FUNDIT

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
20 Korrik, 2025

Në një artikull të posaçëm për të përditshmen italiane “Si Viaggia”, gazetarja Marialuisa Urbano sjell në vëmendje një nga pasuritë...

Lexo më shumë

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
20 Korrik, 2025

Franca është tronditur nga një tjetër valë dhune, këtë herë në qytetin Limoges, në qendër të vendit. Ngjarja ndodhi në...

Lexo më shumë

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..
20 Korrik, 2025

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend...

Lexo më shumë

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
20 Korrik, 2025

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com