Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

2025/07/19 at 10:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive.


Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Vatrat aktive janë si më poshtë:

–Qarku Dibër – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës, i cili po zhvillohet në dy vatra. Një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës, rreth liqenit të Zi dhe po punohet nga forcat operacionale, por terreni i keq dhe intensiteti i madh që ka zjarri vështirëson puën për vendosjen e saj nën kontroll. Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu i Malit të Dejës, por po mbahet nën monitorim për shkak të sipërfaqes së madhe që kapërshkuar. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 23 forca operacionale dhe 30 forca nga FA, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

–Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë – Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia administrative Zerqan. Vetëm një vatër është aktive, e zhvendosur në lartësinë mbi fshatin Krajkë, e cila po zhvillohet në terren të vështirë, në sipërfaqe me shkurre e dushqe. Vatra e zjarrit po mbahet nën kontroll nga forcat në terren. Si pasojë është përshkuar rreth 33 ha sipërfaqe me dushqe, shkurre dhe barishte.

–Qarku Fier, në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe nën kurorë, midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë, dhe fshatit Gorishovë, i cili u riaktivizua më datë 14 korrik. Vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit, për shkak të erës. Po punohet nga forcat operacionale për shuarjen e tij.

-Qarku Vlorë. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë. Në mbrëmje vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe u ndërhy nga efektivët e MZSH Himarë me pompa shpine, duke izoluar atë. Gjatë natës efektivët kanë qëndruar në vendngjarje për të monitoruar situatën, por mëngjesin e sotëm vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen me trupa, pasi është terren i vështirë. Ditën e sotme po punojnë për shuarjen e tij 4 efektivë të MZSH Himarë dhe 1 helikopter i FA-së. Si pasojë u dogj rreth 10 ha sipërfaqe me shkurre.

Si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme mori pjesë 3 automjete zjarrfikëse dhe 50 forca nga FA. Ditën e sotme nga FA, në operacion për shuarje zjarri janë angazhuar 30 forca ushtarake dhe 2 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje. Sa i përket rrezikut për zjarre në pyje, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin për të ndërhyrë në kohë dhe për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.



Ju sugjerojmë

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
Bota

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

26 Shtator, 2025 12:43 pm
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
Bota

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 Shtator, 2025 12:37 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Para
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë...
















TE FUNDIT

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
26 Shtator, 2025

SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të viti 2020. Sipas Prokurorisë së...

Lexo më shumë

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
26 Shtator, 2025

Pasi shkarkoi Erjon Veliajn dhe formoi grupin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet me në krye Belinda...

Lexo më shumë

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
26 Shtator, 2025

PD kërkon një mocion me debat në parlament për prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si...

Lexo më shumë

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
26 Shtator, 2025

Moldavia, një vend që fitoi pavarësinë nga BRSS në vitin 1991, thuhet se është përsëri nën presion të fortë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com