Një sër ndryshimesh në sistemin zgjedhor janë njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku synohet ulja e moshës së votimit në 16 vjeç në të gjitha territoret e vendit deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Vendimi përmbush një nga zotimet kryesore të fushatës së Partisë Laburiste dhe synon të forcojë barazinë dhe përfshirjen e të rinjve në procesin demokratik.
Kjo ndryshim harmonizon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi Skocia dhe Uellsi tashmë kishin miratuar rregullore të ngjashme për zgjedhjet lokale.
Sipas qeverisë, masa synon të rikthejë drejtësinë për 16 dhe 17-vjeçarët që punojnë ose mund të shërbejnë në forcat e armatosura, por deri tani nuk kishin të drejtë vote.
Paketa reformuese përfshin gjithashtu një kalim gradual drejt një sistemi më të automatizuar të regjistrimit të votuesve, duke reduktuar nevojën për dorëzimin e të dhënave në mënyrë të përsëritur në shërbime të ndryshme shtetërore.
Edhe pse regjistrimi automatik nuk bëhet ende detyrim ligjor, ky hap shihet si një përpjekje për të rritur pjesëmarrjen qytetare.
Paketa e reformave përfshin gjithashtu forçimin e rregullave për financimin e zgjedhjeve, me qëllim të kufizimit të ndikimit të interesave të huaja. Do të mbyllen hapësirat ligjore që lejonin hyrjen e fondeve nga jashtë përmes kompanive fasadë, ndërkohë që do të zbatohen kontrolle të reja për kompanitë që ofrojnë donacione për partitë politike.
Këto kompani do të duhet të dëshmojnë aktivitet ekonomik të vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë.
Shkelësit do të përballen me gjoba deri në 500,000 paund, ndërsa deklaratat e rreme ose mashtruese do të përbëjnë vepër penale. Subjektet politike do të kenë detyrimin të kryejnë vlerësime të rrezikut për çdo donacion të marrë, ndërkohë që Komisioni Zgjedhor do të lëshojë udhëzime të reja për vlerësimin e donatorëve.