Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

2025/07/17 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj Ilir Metës, pasi sot shqyrtoi ankimimin e tij. Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe më pas togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendim, duke lënë në burg presidentin e PL-së.

Avokati i Ilir Metës, gjatë seancës gjyqësore, ka kërkuar një nga 7 masat e tjera të sigurisë, më të buta se “arrest në burg”, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashtë vendit etj..

Mësohet se në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Kreu i PL-së, më 7 Korrik, ankimoi vendimin e GJKKO-së që e la në qeli. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.

Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.

Ju sugjerojmë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Protestat masive në Milano, reagon Meloni: E turpshme

22 Shtator, 2025 8:13 pm
Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22 Shtator, 2025 7:57 pm
Para
Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

TE FUNDIT

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
22 Shtator, 2025

Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri Edi Rama ka ndarë je video, ndërsa shkruan “Ej medet vajmedet...

Lexo më shumë

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
22 Shtator, 2025

Franca ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke u bashkuar me një valë vendesh të tjera që kanë ndërmarrë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com