Përmes një postimi në rrjetet sociale e shoqëruar edhe me anë të një videoje, kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë.
Rama ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.
Ai thekson se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.
“Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”, shkruan kreu i qeverisë.
Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.