Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor

2025/07/10 at 10:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka njoftuar shkarkimet dhe pezullimet në Policinë e Shkodrës, pas aksionit për ndërtimet pa leje në Theth, po ashtu ka folur edhe për masat e ndërmarra lidhur me sezonin turistik.


Sipas tij, për të dy funksionarët e shkarkuar nuk gjen dot asnjë arsye që ata të veshin sërish uniformën blu.

Ai ka njoftuar se do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë.

Më tej, Proda i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Policinë e Shtetit çdo abuzim apo shqetësim lidhur me çështjet e diskutuara më poshtë.

Fjala e plotë:

Jemi në mes të sezonit turistik, një periudhë ku pritshmëritë janë të larta dhe kërkojnë që angazhimi dhe eficenca e Policisë së Shtetit të jenë maksimale.

Siguria, parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, veprimi i shpejtë institucional dhe shërbimi i gatshëm ndaj qytetarëve janë pika që udhëheqin çdo strukturë të Policisë së Shtetit në përmbushje të misionit të tyre.

Pritshmëritë e qytetarëve dhe institucioneve, të cilave u janë shtuar edhe ato të turistëve të shumtë nga mbarë bota, janë më të larta se kurrë dhe me plot të drejtë. Dua t’i siguroj të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë.

Siç kemi bërë publike nëpërmjet njoftimeve për shtyp apo inspektimeve në terren, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;
Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;
Parandalimin e ndotjes akustike;
Parandalimin e ndotjes së mjedisit;
Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme;
Parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.

Në këtë kuadër, dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim:

Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë.

Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë që ka për detyrë të parandalojë apo godasë këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit.

Bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit.

Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj.

Shefat e komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territorin do të jenë personalisht përgjegjës për rastet kur evidentohen ndërtime pa leje, zaptime të pronave, bllokime rrugësh, kthim i hapësirave komunitare në parkingje private, apo çdo abuzim me mjedisin, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

Është e natyrshme që kur diçka e tillë ndodh, aty për aty ne të vihemi në lëvizje nga qytetarët, por është e papranueshme që ne të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal në sytë e të gjithë komunitetit dhe vetëm struktura pergjegjese nuk e ka marrë vesh akoma.

Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet e paprecedenta të konstatuara mu në qendër të Thethit, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor, ku paraprakisht ju informoj se shefi i Stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë.

Besoj se ky funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm e ka zgjedhur rrugën e vet për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, nuk gjej dot asnjë arsye që ai ta veshë me uniformën blu – pavarësisht denoncimit të bërë nga Policia në prokurorinë e Shkodrës, konkretisht referimi për ndërtimet pa leje në një zonë të mbrojtur, fatkeqësisht për këtë rast në mënyrë të çuditshme Prokurorja e çështjes u mjaftua me mosfillim procedimi.

Gjithashtu, ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit.

Dua të jem shumë i qartë.

Pavarësisht se Policia e Shkodrës ka bërë detyrën e vet duke referuar në prokurori çështjen e atij kompleksi të tërë ndërtimi pa leje mu në mes të një zone të mbrojtur, kjo as nuk ia heq përgjegjësinë Drejtorisë së Qarkut të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, që fatkeqësisht doli se nuk ishin një e dy dhe as nuk mund të mbetet përgjegjësi e përveçme e një shefi stacioni, e një inspektori zone apo e një specialisti krimesh.

Jo, kjo nuk do të ndodhë as në këtë rast dhe në asnjë rast të ngjashëm nëse do të ketë.

Prandaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë.

Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!

I ftoj edhe njëherë qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.



Ju sugjerojmë

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Kryesore

Humbja në 5 bashki, Salianji: Opozita zgjodhi rehatinë, PD duhet të ndryshojë

10 Nëntor, 2025 2:11 pm
Foli për Trumpin, Zelenskyt i fiken 2 herë dritat gjatë intervistës për The Guardian
Bota

Foli për Trumpin, Zelenskyt i fiken 2 herë dritat gjatë intervistës për The Guardian

10 Nëntor, 2025 1:26 pm
Shqipëria me matësa inteligjentë energjie, Rama: 350 mijë të parët vitin e ardhshëm
Kryesore

Shqipëria me matësa inteligjentë energjie, Rama: 350 mijë të parët vitin e ardhshëm

10 Nëntor, 2025 12:21 pm
Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
Aktualitet

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

10 Nëntor, 2025 11:36 am
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
Kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

10 Nëntor, 2025 11:09 am
Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Para
Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!

Shefja e BE-së përballet me votëbesim
















TE FUNDIT

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
10 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje...

Lexo më shumë

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
10 Nëntor, 2025

Një qytetar është përleshur fizikisht me një anëtar të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, gjatë një mbledhjeje, pas miratimit të një...

Lexo më shumë

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
10 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr...

Lexo më shumë

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
10 Nëntor, 2025

  Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 5...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com