Këngëtari Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë dhe tepër të ndjerë nga jeta e tij personale.
Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqen tre fëmijët e tij, përfshirë foshnjën e sapolindur, që mbahet me kujdes dhe dashuri nga dy motrat më të mëdha.
Këngëtari në përshkrimin e fotos ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por plot emocion, për të njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tij të vogël:
“Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”
Ky është fëmija i tretë për këngëtarin, i cili rrallë ndan detaje nga jeta e tij familjare, por këtë herë ka zgjedhur ta bëjë duke përcjellë për ndjekësit e tij një mesazh përkujdesjeje, përkushtimi dhe bekimi atëror.