Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025, i akuzuar për tre vepra penale.
Veliaj po hetohet për dyshime mbi konsumimin e veprës penale të “korrupsionit pasiv” në të paktën nëntë raste, ndërsa së fundmi atij iu shtua edhe akuza për fshehje pasurie.
Pritet të shohim se a do të mblidhet tanimë Këshilli i Ministrave për të marrë një vendim për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.