Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

2025/07/08 at 9:20 AM
në -Kulturë, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

Observatori Vera Rubin do të nisë gjatë këtij viti projektin e tij kryesor, Legacy Survey of Space and Time (LSST). Për një dekadë çdo ditë do të bëhen skanime shumë të sakta të qiellit të natës.

Sipas faqes zyrtare të observatorit, teleskopi dhe kamera “do të realizojnë imazhe të detajuara të qiellit në hemisferën jugore për 10 vjet, duke mbuluar të gjithë qiellin çdo pak net dhe duke krijuar një regjistrim super të gjerë, me rezolucion ultra të lartë, në formën e një filmi kohor – filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave.”

Imazhe me qartësi të paprecedentë

Me kamerën më të madhe në botë, janë publikuar së fundmi pamjet e para të zonave ku lindin yjet e galaktikave. Observatori Vera Rubin mund të zbulojë edhe ndryshimet më të vogla në qiell, duke e bërë atë një mjet ideal për zbulimin e asteroideve. Observatori Vera Rubin në Kili ka publikuar imazhet e para të skenave brenda Rrugës sonë të Qumështit (Kashta e Kumtrit), si edhe të galaktikave të largëta, duke treguar objekte të largëta me një qartësi të paprecedentë.

Observatori i financuar nga SHBA-ja, i vendosur në majën e Cerro Pachón në Kilin qendror, ku qielli i natës është veçanërisht i kthjellët dhe pa ndotje, është i pajisur me kamerën dixhitale më të madhe në botë dhe një teleskop me diametër 8.4 metra.

Ndër pamjet e para të publikuara ishte një foto e përbërë e mjegullnajës Trifid dhe mjegullnajës Lagoon, e realizuar gjatë një periudhe prej shtatë orësh. Të dyja këto mjegullnaja, që janë vende ku lindin yjet, ndodhen brenda galaktikës sonë, por janë disa mijëra vite dritë larg, dhe imazhi tregon detaje që nuk janë parë kurrë më parë.

Një tjetër imazh tregonte Grupin e Virgjëreshës (Virgo Cluster), i cili përfshin deri në 2000 galaktika. Observatori, i cili ka qenë në ndërtim për 20 vjet, do të nisë projektin e tij kryesor — Legacy Survey of Space and Time (LSST) — gjatë këtij viti. Në këtë projekt do të realizohen skanime shumë të sakta të qiellit të natës çdo ditë për një dekadë.

Ndër të tjera, observatori po vlerësohet për aftësinë e tij për të ndjekur asteroidët dhe për të zbuluar objekte ndëryjore që kalojnë përmes sistemit tonë diellor.

Observatori është një nismë e përbashkët e Fondacionit Kombëtar të Shkencës së SHBA-së dhe Departamentit të Energjisë, dhe mban emrin e astronomes pioniere amerikane Vera C. Rubin (1928–2016).

Kërkimet e Rubin mbi shpejtësinë e rrotullimit të galaktikave dhanë dëshminë e parë bindëse për ekzistencën e së ashtuquajturës materie e errët, e cila mendohet se mund të jetë një faktor që mban galaktikat të bashkuara, pavarësisht lëvizjes së tyre të shpejtë rrotulluese, që përndryshe do t’i shpërbënte ato. DW

Ju sugjerojmë

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…
Bota

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…

30 Gusht, 2025 7:10 pm
Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur
Bota

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

30 Gusht, 2025 6:22 pm
Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
Rajoni

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

30 Gusht, 2025 6:10 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

30 Gusht, 2025 6:05 pm
Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
Bota

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

30 Gusht, 2025 5:41 pm
Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

30 Gusht, 2025 5:38 pm
Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
Aktualitet

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

30 Gusht, 2025 5:34 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

30 Gusht, 2025 5:29 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet

30 Gusht, 2025 5:04 pm
Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë
Aktualitet

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë

30 Gusht, 2025 4:58 pm
Para
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

Durrës/ Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari i shpallur në kërkim

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

TE FUNDIT

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…
30 Gusht, 2025

Kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson, do të nënshkruajë të shtunën një urdhër ekzekutiv që përcakton planet fillestare se si qyteti...

Lexo më shumë

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur
30 Gusht, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit Evreux në Normandi, ku një shofer përplasi një turmë njerëzish,...

Lexo më shumë

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
30 Gusht, 2025

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës...

Lexo më shumë

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
30 Gusht, 2025

Një Gjykatë Federale e Apelit ka shpallur se shumica e tarifave të Donald Trump janë një tejkalim i përdorimit të pushteteve emergjente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com