Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

2025/07/08 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në mbrojtjen kundër sulmeve ruse. “Do të dërgojmë më shumë armë. Na duhet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata duhet të jenë në gjendje të mbrohen. Tani po goditen shumë rëndë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja do të dërgojë kryesisht armë mbrojtëse.

Komentet duket se përmbysin njoftimin e Pentagonit të javës së kaluar, ku u tha se SHBA-ja do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa raketave për mbrojtje ajrore dhe armëve të tjera në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve se rezervat amerikane janë pakësuar.

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së që t’i dërgojë më shumë raketa dhe sisteme Patriot, të cilat i konsideron thelbësore për mbrojtjen e qyteteve të saj nga sulmet pothuajse të përnatshme ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu referua sërish nevojës për më shumë armatim, gjatë një fjalimi më 7 korrik.

“Ne po punojmë sidomos me palën amerikane për vendimet përkatëse, në lidhje me sistemet Patriot dhe raketat për to”, tha ai.

Pas një bisede telefonike me Trumpin më 4 korrik, Zelensky tha se ishte dakorduar të punojë për forcimin e aftësisë së Kievit “për të mbrojtur qiellin”, në kohën kur sulmet ruse janë intensifikuar.

Ai tha se ka diskutuar me Trumpin për prodhim të përbashkët të mbrojtjes, blerje dhe investime.

Pas telefonatës, Trump tha se Ukraina do të kishte nevojë për raketa Patriot, por gjatë adresimit më 7 korrik nuk i përmendi ato.

Ukraina është duke u mbrojtur kundër pushtimit të plotë rus, që nisi në shkurt të vitit 2022. Sulmet e natës së shkuar të forcave ruse vranë së paku 11 civilë dhe plagosën më shumë se 80 të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë, thanë zyrtarët. Trump tha se është i vendosur për t’i dhënë fund konfliktit dhe shprehu sërish zhgënjimin e tij në rritje me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk jam aspak i kënaqur me presidentin Putin”, tha Trump.

Më herët, ai ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të reja kundër industrisë ruse të naftës, në përpjekje për ta nxitur Putinin që të hyjë në bisedimet për paqe. REL

Ju sugjerojmë

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
Bota

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

6 Nëntor, 2025 5:32 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Para
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

TE FUNDIT

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
6 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta...

Lexo më shumë

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
6 Nëntor, 2025

Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të ndalojë kërcënimet bërthamore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një gare të re...

Lexo më shumë

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
6 Nëntor, 2025

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com