WhatsApp po punon për një risi që do të përmirësojë ndërveprimin e përdoruesve.
Platforma po krijon një sistem për të organizuar përgjigjet e mesazheve në një strukturë, sipas WABetaInfo.
Kjo mund të shërbejë për grupet e bisedave ku përdorues të shumtë i kthejnë përgjigje të njëjtit mesazh. Opsioni do t’u mundësojë përdoruesve të shohin dhe ndjekin përgjigjet e renditura poshtë mesazhit fillestar për një përvojë më koherente.
Risia synon të thjeshtojë ndërveprimin në grupet e bisedave duke i mbajtur përdoruesit të lidhur në një linjë të caktuar që ata të mos humbasin kontekstin. Kjo mund të jetë shumë e dobishme për ata që mund ta gjejnë veten në diskutime të shpërndara ose të gjata.
Si do të funksionojë? Çdo mesazh do të ketë një tregues të vogëlqë shfaq numrin e përgjigjeve duke u mundësuar përdoruesve që të shohin sa përgjigje lidhen me një mesazh, pa hapur të gjithë bisedën.
Në momentin që shtyp treguesin, hapet një faqe e re që tregon përgjigjet e lidhura me mesazhin kryesor në një mënyrë më të organizuar. Përdoruesit mund të përgjigjen direkt dhe përgjigjja do t’u bashkëngjitet mesazheve.
Pritet që opsioni i ri të dalë në përditësimin e ri të aplikacionit.