Pasi Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, duke e liruar kështu nga masa e “arrestit në shtëpi”, ka reaguar kreu i PD Berisha.
Kryedemokrati theksoi se Jamarbër Malltezi ka bërë 2 vite i burgosur politik në shtëpi, sipas tij pa shkelur asnjë ligj, rregull e standard të këtij shteti.
Berisha akuzoi Ramën me mercenarët e tij, ata që e mbajtën Malltezin si hakmarrje 2 vite në arrest shtëpie.
‘Jamarbër Malltezi ka bërë 2 vite i burgosur politik në shtëpi. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj, rregull e standard të këtij shteti.
Me një dosje piramidë mashtrimi, në të cilën i vetmi njeri, me qindra që kanë firmën në atë dosje, i dënuar nga Gjykata është Edi Rama, i dënuar me 320 mijë euro.
I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama nga qindra punonjës që kanë firmën në atë proces nga viti 1994 deri në 2009, njeriu i vetëm që është shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e 3 shkallëve pas vitit 2013 është Edi Rama.
Pra, është mbajtur Jamabër Malltezi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegsave është afera më korruptive gjeratëhershme, si një njeri zyrtar i kësaj partie që publikoi nga 2014 300 e ca statuse në FB, ku kishin në epiqendër Ramën apo kreun e krimit të shekullit.
Për të gjithë këta, Rama me mercenarët e tij, e mbajtën si hakmarrje 2 vite në arrest shtëpie’, theksoi Berisha.