Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

2025/07/07 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpreson për një marrëveshje për Gazën këtë javë. Nga Rripi i Gazës njoftohet për dhjetëra të vrarë prej sulmeve ajrore izraelite. Sa ndikojnë ato tek bisedimet?


“Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën. Mund ta arrijmë këtë javë”, tha presidenti amerikan para gazetarëve të dielën. Sipas raportimeve të medias, ai takohet të hënën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. Ky është takimi i tretë midis dy aleatëve të ngushtë në gjashtë muaj.

Para se të nisej për Uashington, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i përshkroi kërkesat e Hamasit islamist për ndryshime në propozimin e fundit të marrëveshjes së Katarit si “të papranueshme”, por megjithatë dërgoi një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por ai shprehu besimin se bisedimet mund të ndihmojnë për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve në Gaza dhe armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të pengjeve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës gati 21 mujore në Gazë.

Udhëheqësi i Hezbollahut: Fillimisht duhet të ndalet agresioni i Izraelit

Për shkak të sulmeve dhe vazhdimit të kërcënimit nga Izraeli udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qasem, tha të dielën (06.07.) se milicët e tij nuk do t’i ulin armët. “Ky kërcënim (izraelit) do të na bëjë të mos e pranojmë dorëzimin”, tha Qasemi në një fjalim televiziv para mijëra mbështetësve të tij që u mblodhën në periferitë jugore të Bejrutit për festën e Ashures që festojnë myslimanët shiitë.

Qasemi këmbënguli që fillimisht duhet të ndalet agresioni i Izraelit. “Si mund të prisni që ne të mos qëndrojmë të vendosur ndërsa armiku izraelit vazhdon agresionin e tij, vazhdon të pushtojë pesë pikat dhe vazhdon të hyjë në territoret tona dhe të vrasë?”, tha ai.

Dhjetëra palestinezë të vrarë prej sulmeve izraelite

Prej sulmet ajrore izraelite të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes janë vranë përsëri dhjetëra palestinezë në Rripin e Gazës. Numri i saktë i viktimave është aktualisht i paqartë.

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës i tha agjencisë së lajmeve AFP se janë vrarë 14 vetë, 10 ndër prej të cilëve gjatë një sulmi në lagjen Sheikh Radavn të ​​qytetit të Gazës.

Burime palestineze të cituara nga agjencia gjermane e lajmeve dpa njoftuan për 17 të vdekur, ndër ta katër fëmijë të moshës 6-12 vjeç nga e njëjta familje, të cilët u vranë nga një dron izraelit ndërsa po strehoheshin në një shatore pranë qytetit Khan Younis.

Agjencia Associated Press (AP) citoi burime nga spitalet në qytetin e Gazës dhe Khan Younis, të cilët thanë se ishin vrarë të paktën 38 persona.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se 24 orët e fundit kishin goditur në 130 objektiva, ndër to edhe një kamp me shatore dhe çadra për persona të zhvendosur në zonën bregdetare të Muvasit dhe dy shtëpi në qytetin e Gazës. Sipas burimeve prej këtyre sulmeve janë plagosur 25 vetë. IDF nuk bëri asnjë koment për sulmet, por këmbëngul rregullisht se godet vetëm vende që kanë lidhje me grupin militant palestinez Hamas. DW



Ju sugjerojmë

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Para
Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
















TE FUNDIT

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
6 Shtator, 2025

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane, ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
6 Shtator, 2025

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com