Policia e Shkodrës dhe ajo e Lezhës kryen kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat e Velipojës dhe Shëngjinit me qëllim shmangien e ndotjes akustike
Matjet e kryera me pajisje të posaçme treguan se subjektet e kontrolluara ishin brenda kufijve të lejuar të zhurmës.
Në Velipojë kontrollet u fokusuan në subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga turistët.
Ndërkohë në Shëngjin matjet e zhurmës janë kryer në mjedise të hapura dhe të mbyllura dhe do të vijojnë edhe në zona të tjera.
Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
Tv Klan