Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë të vecantë liderin e tyre.
Përmes një videoklipi dhe kënge të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, shihet Rama në kohë të ndryshme të udhëheqjes së mandateve, gjatë takimeve, deklaratave, kritikave si dhe momenteve gazmore.
Po ashtu janë përmendur edhe detaje të veshjes së tij, artet dhe pasionet me të cilat merret, si dhe puna për gjatë viteve.
Siç dëgjohet në këngën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, anëtarët e Akademisë Politike të PS-së për ditëlindje i kanë bërë edhe një thirrje Ramës.
“Ndalu pak se s’je robot, o shok!”, i këndojnë ata.
Urimi është shpërndarë në rrjete sociale nga vetë kryeministri, i cili e ka ripostuar videon me përshkrimin:
“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion.”
View this post on Instagram