Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministrin e deritanishëm, Niko Hyka. Vendimi parashikon që lirimi nga detyra të hyjë në fuqi menjëherë dhe të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
Në të njëjtën mbledhje, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, është vendosur emërimi i Ina Majkos në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Edhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.