Një 17 vjeçar në Tiranë që po lëvizte me monopatinë ka përplasur një këmbësor.
Për pasojë si këmbësori edhe drejtuesi i monopatinës kanë përfunduar në spital e po marrin trajtimin e duhur mjekësor e janë jashtë rreziku për jetën.
Sipas uniformave blu, ndaj 17 vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi me monopatinën me të cilën lëvizte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Xh., 49 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.