Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2025/07/02 at 3:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër zotërimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve dhe lëndëve plasëse, Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes SEESAC, dorëzuan gjatë ditës së sotme pajisje të specializuara për Policinë e Shtetit Shqiptar.

Në ceremoninë e dorëzimit të organizuar në Tiranë morën pjesë Besfort Lamallari, Zëvendësministër i Brendshëm, Sokol Bizhga zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, André Rizzo, i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe Randi Davis, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri.

“Ky donacion i vlefshëm nuk është thjesht mbështetje për forcat tona të policisë. Ai përbën një testament të partneritetit të fortë ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe partnerit tonë zbatues, UNDP, për të kontribuuar në sigurinë rajonale dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, u shpreh zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Pajisjet e dhuruara kanë një vlerë totale prej 1 192 782 dollarë amerikanë dhe janë financuar nga Bashkimi Evropian, në vijim të vlerësimit të nevojave operacionale të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Policisë Kriminale në Shqipëri.

“Mbështetja që kemi marrë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, më konkretisht nga SEESAC përmes UNDP-së dhe financimit të Bashkimit Evropian, ka qenë vendimtare në disa drejtime: përmirësimin e legjislacionit, rritjen e kapaciteteve analitike dhe operative, krijimin e strukturave të specializuara dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Sot po pranojmë një paketë pajisjesh të teknologjisë së lartë, e cila do të përdoret nga Policia Kufitare dhe Policia Kriminale. Ky investim është i drejtpërdrejtë, i nevojshëm dhe i miradresuar, si dhe vjen pas një procesi të kujdesshëm të vlerësimit të nevojave nga vetë ekspertët tanë, në bashkëpunim me partnerët”, deklaroi zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

“BE-ja mbetet një partner i palëkundur dhe i besueshëm në përpjekjet për të mbështetur autoritetet shqiptare përmes një angazhimi të qartë: të ndihmojë në ndërtimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mbrojtur. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, veçanërisht në kuadër të luftës kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe rritjes së koordinimit institucional. Ceremonia e sotme e dorëzimit të pajisjeve të specializuara për Policinë Kufitare dhe Policinë Kriminale të Shqipërisë, në kontekstin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL), është rezultat konkret i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe simbol i partneritetit tonë të vazhdueshëm”, u shpreh André Rizzo i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Detektorët e metalit, kamerat termike dhe skanerët me rreze X, si dhe kompletet për lëndët plasëse dhe vendngjarjen, janë të gjitha pajisje të vyera që do të forcojnë aftësinë e autoriteteve shqiptare për të mbledhur prova, realizuar hetime, si dhe për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur incidenteve me armë zjarri në mënyrë më efektive.

“Përmes mbështetjes strategjike të Bashkimit Evropian, UNDP-ja, përmes SEESAC, po dorëzon pajisje të specializuara për Policinë e Shtetit Shqiptar, duke forcuar kështu kapacitetet e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, si dhe të Policisë Kriminale. Këto pajisje rrisin kapacitetet e zbulimit, thjeshtojnë analizën kriminalistike dhe përmirësojnë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe përgjigjen në rastet urgjente, si dhe theksojnë angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar komunitete më të sigurta dhe për të trajtuar ndikimin e thellë të armëve të vogla dhe të lehta në të gjithë rajonin”, deklaroi Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, Randi Davis.

Kjo mbështetje është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Vendimit të Këshillit (CFSP) 2019/2111, të ndryshuar përmes Vendimit të Këshillit (CFSP) 2024/381.

Ju sugjerojmë

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Para
Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

TE FUNDIT

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
3 Korrik, 2025

Qindra njerëz janë evakuuar pasi një zjarr i madh vazhdon të dalë jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës. Zjarri,...

Lexo më shumë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
3 Korrik, 2025

Një valë brutale e të nxehtit po përfshin shumë pjesë të Evropës, duke i lënë miliona njerëz të përpiqen të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com