Televizioni francez “France 2”, i ka kushtuar një edicion special turizimit mjekësor në Shqipëri, ku një numër i madh qytetarësh francezë vijnë për të kryer shërbime dentare me çmime më të ulëta, por me cilësi të njëjtë si në vendet e Bashkimit Europian.
Përmes historisë së Olivier, Delphine dhe Cedric, ky televizion ka nxjerr në pah gjithë ciklin se si funkisonon ky shërbim, duke u ndaluar në “Gremi Clinic”, ku për pacientin gjithçka është e përfshirë, që nga pritja në aeroport e deri tek vaktet ushqimore.
Reportazhi është ndalur gjithashtu edhe në disa problematika prezente në disa klinika ku sipas tyre mungojnë protokollet shëndetësore çka krijon probleme e deri në fatalitete për pacientët.
Më poshtë keni të paraqitur linkun e reportazhit: