Presidenti i SHBA, Donald Trump vizitoi qendrën më të re të ndalimit të emigrantëve në Florida në “Alligator Alcatraz” të martën pasdite me anëtarët e kabinetit të tij.
Gjatë vizitës ai e ka quajtur Biden “bir k*rve”, duke pretenduar se paraardhësi i tij në detyrë donte ta çonte atë pas hekurave në një vend të tillë.
“Hej, Biden donte që unë të isha këtu,” tha Trump ndërsa Noem dhe DeSantis qeshën pranë tij.
“Biden më donte këtu brenda, mirë?”, tha Trump më 1 korrik pranë qelive përdoren për të strehuar emigrantët e arrestuar.
”Nuk shkoi ashtu, por ai më donte këtu, ai bir k*rve”, shtoi Trump.
Trump vizitoi kompleksin e paraburgimit “Alligator Alcatraz” në jug të Floridës, rreth 37 milje larg Miami-t, së bashku me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.