Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku deputetët do të diskutojnë rreth rendit të ditës të publikuar tashmë në faqen e Parlamentit.
Konkretisht, seanca do të nisë në orën 10:00.
Në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, bëhet me dije se në rendin e ditës do të diskutohet për disa çështje, përfshirë projektligjin për investimet e huaja dhe Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit.
Kujtojmë që seancat e fundit kanë nisur me debate, ku opozita vazhdon ti konsiderojë zgjedhjet e 11 majit si një “farsë elektorale”.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: