Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

2025/07/02 at 11:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali

Pjesë të mëdha të Evropës perëndimore u përfshinë këtë javë nga një valë e fuqishme e të nxehtit – me temperatura që shkuan mbi 40 gradë Celsius në Spanjë.


Sipas shkencëtarëve, temperaturat e tilla ekstreme, që prekën edhe Francën, Britaninë, Holandën e vende të tjera, po shkaktohen nga një “kupolë e nxehtësisë” që është formuar mbi Evropën kontinentale.

Çka është kupola e nxehtësisë?

Kupola e nxehtësisë është një zonë me presion të lartë ajri në atmosferë, që mbetet e bllokuar mbi një rajon, sepse lëvizjet atmosferike përreth e pengojnë atë të largohet.

Funksionon si të vësh një kapak mbi një tenxhere që vlon.

Sistemi me presion të lartë e bllokon ajrin e nxehtë poshtë vetes, i cili ngrohet dhe përvijohet duke krijuar një “kupolë”.

Kjo e intensifikon nxehtësinë dhe e pengon formimin e reve, duke lejuar më shumë rreze dielli të arrijnë në tokë.

Kupola e nxehtësisë sjell ditë të kthjellëta dhe me diell, por me erëra të dobëta që nuk sjellin ftohje.

Sa më gjatë që kupola e nxehtësisë të qëndrojë mbi një vend, aq më shumë rrugët dhe ndërtesat, që janë të errëta, e thithin nxehtësinë dhe e mbajnë atë.

Kjo, po ashtu, bën që toka të thahet më shumë dhe rrit mundësinë e zjarreve.

Këto sisteme mund të zgjasin disa ditë apo javë.

Parashikimet tregojnë se ky që është aktualisht, do të zhduket brenda pak ditësh – gjë që ndodh kur një sistem tjetër moti, siç është stuhia për shembull, e shtyn sistemin me presion të lartë.

A ka lidhje me ndryshimet klimatike?

Kupolat e nxehtësisë nuk janë një fenomen i ri i motit.

Për të konfirmuar saktësisht se çfarë ndikimi kanë ndryshimet klimatike në kupolën e nxehtësisë që po përjeton aktualisht Evropa perëndimore, duhet të bëhet një studim i veçantë që e vlerëson këtë lidhje.

Por, shkencëtarët thonë se ashpërsia e temperaturave dhe koha e hershme e valës aktuale të nxehtësisë në Evropën perëndimore përputhen me mënyrën se si ndryshimet klimatike ndikojnë zakonisht në valët e të nxehtit.

Shkencëtarët kanë konfirmuar tashmë se ndryshimi i klimës është duke i bërë valët e të nxehtit më intensive, më të shpeshta dhe më të përhapura.

Grumbullimi i gazrave serrë në atmosferë – kryesisht nga djegia e karburanteve fosile – ka bërë që temperatura mesatare e planetit të rritet me kalimin e kohës.

Për shkak të kësaj rritjeje të përgjithshme të temperaturave, gjatë valëve të nxehtësisë, temperaturat mund të arrijnë nivele edhe më të larta.

Spanja ka gjasa të ketë pasur qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik AEMET. Ndërsa, qyteti juglindor i Morës në Portugali shënoi të dielën një rekord të ri kombëtar të temperaturës për qershorin: 46.6 gradë Celsius.

Sot, temperatura mesatare globale e planetit është rritur për gati 1.3 gradë Celsius që nga Revolucioni Industrial në shekullin e 19-të, kur vendet filluan të digjnin karburante fosile në shkallë industriale.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt – me ritëm dyfish më të shpejtë sesa mesatarja globale.

A do të bëhet edhe më nxehtë?

Ndryshimi i klimës po bën që valët ekstreme të nxehtësisë – si kjo aktuale – të ndodhin më herët gjatë vitit dhe të vazhdojnë në muajt e mëvonshëm.

Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara u përballën gjithashtu me temperatura ekstreme, të shkaktuara nga një kupolë e nxehtësisë në dy javët e fundit.

Ndërsa është e vështirë që valët e nxehtësisë të parashikohen disa muaj më parë, parashikimet aktuale sezonale për korrikun, gushtin dhe shtatorin tregojnë se Evropa ka shumë gjasa të përjetojë një verë më të ngrohtë se mesatarja, tha për agjencinë Reuters Dr. Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Shërbimin Evropian për Ndryshimet Klimatike Copernicus./REL



Ju sugjerojmë

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Para
Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi
















TE FUNDIT

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
3 Korrik, 2025

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të...

Lexo më shumë

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
3 Korrik, 2025

Qindra njerëz janë evakuuar pasi një zjarr i madh vazhdon të dalë jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës. Zjarri,...

Lexo më shumë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com