Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, 36- vjeçari, Zamir Meta.
Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare.
Meta pritet të japë dëshminë e tij para trupit gjykues.
Para uniformave blu, babai i shtatë fëmijëve ka pohuar se ka abuzuar me vajzën e tij vetëm një herë, ndërkohë që ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik.
Meta u vu në pranga dje, 1 korrik, pasi e mitura ishte larguar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë te fqinjët.
Ajo kishte rrëfyer abuzimin e rëndë, që sipas saj ka nisur kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.
E mitura është dërguar në Tiranë, ku po trajtohet në një qendër rehabilitimi.