Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë firmosur një marrëveshje paqeje në Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të dhënë fund dekadave të konflikteve të dhunshme midis fqinjëve afrikanë dhe për të hapur mundësi ekonomike për SHBA-në, veçanërisht në sektorin e mineraleve.
Marrëveshja parasheh “çangazhimin, çarmatimin dhe integrimin e kushtëzuar” të grupeve të armatosura që operojnë në lindje të Kongos, një zonë prej kohësh e përfshirë në konflikt të vazhdueshëm.
Megjithëse detajet e plota ende nuk janë publikuar dhe historikisht marrëveshjet e ngjashme në rajon kanë dështuar.
Lidhur me këtë marrëveshje kanë reaguar presidentët Donald Trump dhe Félix Tshisekedi.
“Një ditë e madhe për Afrikën dhe botën!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social menjëherë pas nënshkrimit fillestar të marrëveshjes.
Dokumenti u nënshkrua në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve.