I shpërthen bombola e gazit në banesë dëmtohet një 64 vjeçare në Shëngjin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:15, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.