Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

2025/06/26 at 12:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke thënë se SHBA-ja do ta shpëtojë atë ashtu siç e shpëtoi vendin e tij.

Ndaj Netanyahut u ngrit aktakuzë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në vitin 2019. AI i mohon të gjitha akuzat.

Gjyqi ndaj tij filloi në vitin 2020 dhe përfshin tri çështje penale. Netanyahu është deklaruar i pafajshëm.

“Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të ANULOHET, MENJËHERË, ose të falet Heroi i Madh, i cili ka bërë kaq shumë për shtetin [e Izraelit]”, shkroi Trump në platformën Truth Social të mërkurën, duke shtuar se mori vesh që Netanyahu pritet të paraqitet në gjykatë të hënën.

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se Trump nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

“Me gjithë respektin dhe mirënjohjen për presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai nuk duhet të ndërhyjë në një proces ligjor të një shteti të pavarur”, tha Lapid.

“Shpresoj dhe besoj se ky është një shpërblim që ai [Trump] po i jep atij [Netanyahut], sepse synon të ushtrojë trysni ndaj tij për Gazën dhe për ta detyruar ta pranojë një marrëveshje për pengjet që do ta përfundojë luftën”, i tha Lapid faqes izraelite të lajmeve Ynet.

Trump e lavdëroi Netanyahun si një “luftëtar”, por shtoi në postimin e tij: “Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që e shpëtuan Izraelin, dhe tani do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do ta shpëtojnë Bibi Netanyahun”.

Duket se ai po i referohej përfshirjes dhe mbështetjes së SHBA-së për sulmet izraelite ndaj programit bërthamor të Iranit.

Nuk është e qartë nëse Trump nënkuptoi se SHBA-ja mund të bëjë diçka konkrete për ta ndihmuar Netanyahun në betejën e tij ligjore.

Presidenti republikan e përshkroi çështjen kundër udhëheqësit izraelit si “gjueti shtrigash” – një term që Trump e ka përdorur shpesh për t’i përshkruar përpjekjet për ta ndjekur atë penalisht në SHBA, dhe të cilin edhe Netanyahu e ka përdorur për ta përshkruar gjyqin ndaj tij.

Fjalët e ngrohta të Trumpit vijnë pas një qortimi të rrallë që ai ia bëri të martën Izraelit për sulmet ajrore ndaj Iranit pas armëpushimit./REL

Ju sugjerojmë

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë
Rajoni

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

26 Qershor, 2025 8:29 pm
Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish
Sport

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

26 Qershor, 2025 8:02 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

26 Qershor, 2025 7:40 pm
Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune
Bota

Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune

26 Qershor, 2025 7:31 pm
Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
Sport

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

26 Qershor, 2025 7:14 pm
OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Bota

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

26 Qershor, 2025 6:59 pm
Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

26 Qershor, 2025 6:44 pm
Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
Kryesore

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

26 Qershor, 2025 6:38 pm
Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Rajoni

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

26 Qershor, 2025 6:26 pm
Para
Ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët

Ndryshon dënimi për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë pune shërbimi publik

COVID-19/ Greqia ligj për punëtorët sezonalë nga Shqipëria

Denaj: Bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

TE FUNDIT

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
26 Qershor, 2025

Pasagjerët në një fluturim të Qantas Airways për në Paris kaluan më shumë se 15 orë në ajër përpara se...

Lexo më shumë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë
26 Qershor, 2025

Gjermania nuk largohet nga Kosova – të paktën jo këtë vit. Të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it...

Lexo më shumë

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish
26 Qershor, 2025

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
26 Qershor, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët duhet që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com