Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

2025/06/26 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit “i shkatërruan ato plotësisht” dhe e kthyen programin bërthamor të Teheranit “në disa dekada prapa”. Në takimin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se regjimi iranian: “nuk do të ndërtojë më bomba për një kohë të gjatë”.

Po ashtu Trump i quajti njoftimet e New York Times dhe CNN, se prej sulmeve programi bërthamor i Iranit ishte penguar vetëm për disa muaj si “lajme të rreme” dhe përdori fyerje ndaj gazetës dhe stacionit televiziv.

Dëmtime jo shkatërruese

New York Times dhe CNN kishin njoftuar se sipas vlerësimeve fillestare të shërbimeve sekrete bombardimet amerikane gjatë fundjavës nuk arritën t’i shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit. Sipas raportit të shërbimeve sekrete prej bombardimeve ishin shkatërruar vetëm hyrjet e objektit Fordo, por jo vetë ndërtesat nëntokësore.

Raporti pesëfaqësh i shërbimeve sekrete supozon gjithashtu se para se të nisnin sulmet Irani i kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në zona të tjera, shkruan New York Times.

Vlerësim i kujdesshëm nga Izraeli

Izraeli dha një vlerësim të kujdesshëm lidhur me efektin e sulmeve. “Është ende shumë herët për të gjykuar rezultatet e operacionit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin. Por ai shtoi: “Unë besoj se i kemi dhënë një goditje serioze programit bërthamor. E kemi kthyer atë disa vite prapa.”

Irani flet për dëme të rënda

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se dëmet në impiantet bërthamore ishin të rënda. Një zëdhënës i tha Al Jazeeras se nuk mund të jepte asnjë detaj, por se sulmet prej bombave bunkerë-shkatërruese ishin të forta dhe dëmet të rënda.

IAEA kërkon të inspektojë

Sqarime për gjendjen mund të japë Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore, IAEA. Ajo po këmbëngul që t’i lejohet sa më shpejt të jetë e mundur hyrja në impiantet bërthamore të sulmuara.

Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se kthimi i inspektorëve të tij ka përparësi kryesore. Ata duhet të vlerësojnë efektet e sulmeve dhe të verifikojnë rezervat e uraniumit të pasuruar, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të Kabinetit Austriak të Sigurisë në Vjenë. Kjo përfshin edhe tri impiantet e pasurimit të uraniumit.

Grossi pranoi se inspektimi i objekteve të dëmtuara nga lufta është i vështirë. Kurse radio-televizioni shtetëror i Iranit IRIB njoftoi se parlamenti në Teheran kishte vendosur që ta pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me IAEA-n me seli në Vjenë. DW

Ju sugjerojmë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Para
Gjermania në borxhe rekorde

Gjermania në borxhe rekorde

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

TE FUNDIT

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com