Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

2025/06/25 at 8:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar.

Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Serbia ndalon eksportin e municionit, ka thënë Vuçiq, duke vënë theksin tek eksportet drejt Izraelit – shtetit që është në qendër të konfliktit aktual në Lindjen e Mesme.

As Vuçiq, as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë detaje se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake ka eksportuar Serbia në Izrael gjatë viteve të fundit.

Raportet zyrtare nga Ministria kompetente e Tregtisë për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia, nuk janë publikuar tash e sa vite, ndonëse sipas Ligjit për eksportin dhe importin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, ato duhet të publikohen.

Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë është ajo që lëshon leje për importin dhe eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar disa herë gjatë muajve të fundit informacione për lejet që lidhen me Izraelin, duke përdorur kërkesat për qasje të lirë në informacion.

Por, këto të dhëna nuk janë ofruar.

Çfarë dihet për eksportet e armëve?

Megjithatë, disa informacione në lidhje me eksportet e armëve në Izrael janë bërë të disponueshme gjatë hetimit ndaj kompanisë Romax-trade, e cila është e lidhur me prokurimin e të ashtuquajturit top zanor – një pajisje LRAD, që dyshohet se është përdorur në Beograd gjatë protestave të studentëve, më 15 mars të këtij viti.

Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme ka lëshuar dy licenca eksporti për Romax-trade për Izraelin, në vitet 2021 dhe 2022.

Armët në fjalë kanë një vlerë prej shtatë milionë eurosh.

Ato janë klasifikuar si “kategoria e katërt e Listës Kombëtare të Kontrollit”, ku përfshihen: bomba, torpedo, raketa, projektilë dhe pajisje shpërthyese.

Armatimet, për të cilat Romax ka marrë licenca eksporti, prodhohen nga fabrika shtetërore e industrisë së mbrojtjes Krushik, nga Valeva, dhe një pjesë e kësaj pune, me vlerë 2.2 milionë euro, është kryer gjatë vitit 2021, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë në prill të këtij viti.

Importuese e mallrave të Krushikut është kompania izraelite Ispra, e cila në ueb-faqen e saj deklaron se është e specializuar në prodhimin e pajisjeve për “menaxhimin e turmave”.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur kompaninë Ispra se për çfarë qëllimesh janë blerë armët nga Krushiku – nëse ato janë blerë për nevojat e ushtrisë izraelite apo të ndonjë institucioni tjetër – por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Cili është roli i kompanisë Ispra nga Izraeli?

Në vitet 2021 dhe 2022, kompania Romax-trade ka marrë leje për të importuar produkte të klasifikuara, si avionë, agjentë kimikë dhe biologjikë, nga prodhuesi izraelit Ispra.

Në tri prokurime, policia serbe është listuar si përdoruese përfundimtare.

Ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë ka qenë në atë kohë Aleksandar Vulin.

Kompania izraelite Ispra është e njohur për sistemin e saj Cyclone, ose dronët që lëshojnë gaz lotsjellës nga ajri.

Sipas raportimeve në media, ky sistem është përdorur kundër protestuesve në Gazë, si dhe gjatë protestave kundër korrupsionit në Kenia.

Ministria e Tregtisë pa përgjigje

Pajisjet shpërthyese nga Krushiku, me vlerë shtatë milionë euro, janë vetëm një pjesë e vogël e eksporteve të industrisë serbe të mbrojtjes në Izrael.

Sipas një hetimi të BIRN-it dhe gazetës izraelite Haaretz, shtatë avionë ushtarakë izraelitë kanë fluturuar në Serbi nga tetori i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024.

Këto fluturime lidheshin me eksportin e armëve nga Serbia në Izrael me vlerë prej 15.7 milionë eurosh.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Beograd janë përpjekur të marrin të dhëna të sakta mbi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga industria serbe e mbrojtjes në Izrael, por Ministria kompetente e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje me muaj.

Kjo ministri e ka hedhur poshtë kërkesën fillestare në mes të tetorit të vitit të kaluar, duke thënë se “dokumentet, të dhënat dhe informacionet që lidhen me importin dhe eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, janë të shënuara si konfidenciale”.

Një vendim i Komisionarit për Informacionet me Rëndësi Publike ka urdhëruar Ministrinë e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme që të vepronte sipas kërkesës – gjë të cilën ajo nuk e ka bërë deri më sot.

Ndërkohë, Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme i është kërkuar gjithashtu që të nxjerrë një vendim mbi përcaktimin e konfidencialitetit të të dhënave, më saktësisht dokumenteve që tregojnë se pse licencat e importit dhe eksportit janë shënuar si ‘konfidenciale’.

Por, ministria nuk i është përgjigjur as kësaj kërkese, e cila është dërguar në fund të nëntorit të vitit 2024.

Cilat pyetje të tjera presin përgjigje?

Edhe pasi Vuçiq ka njoftuar për vendimin e papritur, Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – përgjegjëse për procedurën e marrjes së licencës për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake – nuk është përgjigjur.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur atë se që kur zbatohet ky vendim, si dhe çfarë është duke ndodhur me dërgesat nga kontratat e nënshkruara më parë.

Gjithashtu, përgjigje nuk ka pasur as në pyetjet në lidhje me një aeroplan mallrash që ka fluturuar nga Beogradi për në Izrael të martën – një ditë pasi është bërë e ditur për ndalimin e eksporteve./ REL

Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com