Forcat iraniane goditën pak minuta më parë me 6 raketa bazën ushtarake amerikane Al-Udeid në Katar, që është një nga bazat më të mëdha të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.
Pas këtij sulmi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Mbrojtjes e Katarit.
Përmes një deklarate zyrtare, ministria ka konfirmuar se nuk ka pasur viktima apo të lënduar si pasojë e sulmit iranian ndaj bazës ushtarake amerikane al-Udeid.
Autoritetet theksuan se sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit kanë kapur dhe neutralizuar raketat iraniane para se ato të shkaktonin dëme:
“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi me sukses sulmin dhe interceptoi raketat iraniane”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Ministria shtoi gjithashtu:
“Faleminderit Zotit, vigjilenca e forcave tona të armatosura dhe masat paraprake të marra bënë të mundur që incidenti të mos shkaktojë asnjë humbje jete apo të plagosur.”
Zyrtarët bënë të ditur se hapësira ajrore dhe territori i vendit janë të sigurt, ndërsa i ruajnë të gjitha të drejtat për të reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.