Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

2025/06/23 at 3:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes.

Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin në të paktën pesë për qind të PBB-së.

Shenjat janë për për një samit të suksesshëm të mërkurën në Hagë (25.06.), ku aleanca transatlantike, NATO dëshiron të demonstrojë unitetin dhe forcën e saj.

Marrëveshja e arritur mes 32 anëtarëve të aleancës vjen në momentin e duhur. Paraprakisht u arrit marrëveshje për objektivin e ri të planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes, sipas disa agjencive të lajmeve që iu referohen qarqeve të diplomatëve.

Në një deklaratë propozohet objektivi i rritjes së shpenzimeve prej pesë përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035. Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s i miratuan planet që parashikojnë 3.5 për qind të PBB-së për shpenzime të qarta mbrojtëse dhe 1.5 për qind për shpenzime që lidhen me mbrojtjen, siç janë masat e infrastrukturës.

Deklarata pritet të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive në samitin e tyre në Hagë të mërkurën, i cili do të shoqërohet me masa të forta sigurie.

Shqetësim në rast të largimit të SHBA

Aktualisht, objektivi i shpenzimeve të mbrojtjes i NATO-s kërkon shpenzime kombëtare vjetore vetëm prej të paktën dy përqind të PBB-së.

Arsyeja për rritjen e shpenzimeve është jo vetëm kërcënimi që paraqet Rusia, por edhe kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që evropianët të marrin përsipër përgjegjësinë kryesore për parandalimin dhe mbrojtjen konvencionale në kontinentin e tyre në të ardhmen. Vendet evropiane të NATO-s kanë frikë se Trump mund t’i kthejë shpinën aleancës nëse nuk arrihet rritja e shpenzimeve.

Në të kaluarën, presidenti amerikan ka kërcënuar se do të ndihmojë vetëm ato vende që, sipas tij, paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

Që samiti të ketë sukses, Sekretari Përgjithshëm, Mark Rutte duket se do të marrë parasysh edhe faktorin, Donald Trump, si shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa që kujton skandalin në samitin e NATO-s në mandatin e parë të Trumpit në vitin 2018, ku ai ishte i zemëruar për shkak të shpenzimeve të ulta për mbrojtjen të vendeve anëtare të NATO-s. Sipas këshilltarit të tij të atëhershëm për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, SHBA-të ishin atëkohë në prag të tërheqjes nga NATO.

Ishte kryeministri i atëhershëm holandez Rutte, që arriti të qetësonte Trump, dhe ia dha më pas nofka “Pëshpëritësi i Trumpit”. Këtë herë NATO ka marrë masa të shmangë situata të caktuara. Tre ditët e parashikuara për samitin u reduktuan.

Të martën organizohet një pritje për krerët e qeverive dhe shteteve anëtare. Të mërkurën paradite pastaj pritet samiti i 32 vendeve anëtare që merr fund pasdite.

Po bllokon Spanja?

Pas marrëveshjes, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez deklaroi se ishte bërë një përjashtim për vendin e tij. Por komentet e kryeministrit spanjoll, se vendi i tij nuk ishte zotuar të rriste shpenzimet e mbrojtjes në pesë përqind të produktit të brendshëm bruto, u përshkruan në Bruksel si të motivuara nga brenda sipas agjencisë së lajmeve dpa. Nga shtabi qendror i aleancës, u tha se nuk ka përjashtim për Spanjën.

Të enjten, Sánchez e kishte përshkruar objektivin prej pesë përqind si “të paarsyeshëm” dhe “kundërproduktiv” në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kishte kërkuar një “formulë më fleksibël” që ose do ta bënte objektivin e shpenzimeve opsional ose do ta përjashtonte Spanjën prej tij.

Kundërshtimi nga Madridi shkaktoi irritime midis partnerëve të aleancës, të cilët e panë atë si rrezikim të kompromisit për samitin që ishte përgatitur prej muajsh.

Me interes pritet në samit edhe paraqitja e Kancelarit Friedrich Merz (CDU) në samitin e tij të parë të NATO-s.

Me paparashikueshmërinë e administratës amerikane dhe dyshimet për besueshmërinë, thirrjet për një rol udhëheqës gjerman në NATO po bëhen gjithnjë e më të forta./DW

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com