Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

2025/06/23 at 8:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës.

Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025) u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve.

Cilësia më e mirë e ujërave u konstatua në Qipro, Bullgari, Greqi, Austri dhe Kroaci. Në këto pesë vende 95% ose më shumë e ujërave natyrore kanë cilësi të shkëlqyer.

Në Qipro, e cila kryeson renditjen për cilësinë e ujërave, EEA-ja i vlerësoi 97.6 për qind të ujërave si të shkëlqyera. Kurse Austria ra këtë vit nga vendi i dytë në të katërtin me 95.8 për qind  të ujërave të lumenjve dhe të liqeneve të vlerësuar me “cilësi uji të shkëlqyer”. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 96.9 për qind.

Shumica e ujërave natyrorë në Evropë janë në një “gjendje të shkëlqyer” nga pikëpamja bakteriologjike. Megjithatë ndotja kimike e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore mbetet e konsiderueshme dhe mund të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, vuri në dukje Agjencia e Mjedisit.

Shqipëria renditet e fundit

E dobët është cilësia e ujërave edhe në Hungari, Estoni dhe Poloni. Shqipëria është në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. 16 për qind e tyre morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

“Është e domosdoshme të identifikohen burimet e ndotjes në zonat e pellgut të këtyre ujërave dhe të zbatohen masa të integruara për menaxhimin e ujit për të rikthyer cilësinë e ujit në nivelin minimal të nevojshëm për t’u larë”, kërkon EEA.

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit kufizohet në matjen e dy parametrave që ndikojnë ndaj shëndetit të atyre që lahen. Agjencia mat përqindjen e baktereve intestinale coli, e njohur më mirë si E. coli, dhe të enterokokëve në ujë. Të dyja mund të shkaktojnë sëmundje infektive tek njerëzit dhe tek kafshët. Ndotësit kimikë nuk janë pjesë e monitorimit të ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve. DW

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 36 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com