Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

2025/06/22 at 3:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

“E Diela Ndryshe” është drejtuar për në fshatin Bllatë e Poshtme  në Dibër, në të cilin dy vite më parë ndodhi një tragjedi. Një baba humbi jetën në një aksident duke lënë pas 7 fëmijë dhe bashkëshorten. Arbër Hajdari i tregon drejtuesit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas, dinamikën e këtij rasti dhe problematikat që u paraqitën.


Arbër Hajdari: Ky ka qenë një rast vërtet tragjik. Ka qenë tragjik për shkak të mënyrës sesi ndodhi dhe duke lënë pas përveç varfërisë, 7 fëmijë jetimë. 7 engjëj ku më i madhi prej tyre ishte 10 vjeç, nëna ishte shtatzënë, nuk kishin një strehë dhe kjo e bënte rastin akoma më tragjik. Kryefamiljari la pas vetëm një tokë, pa shtëpi dhe familja mbeti mes katër rrugëve.  Jetonin me qira këtu, jetonin në kushte të vështira dhe menjëherë pas saj, “Fundjavë Ndryshe” nisi përpjekjet për t’u siguruar aty një shtëpi, një strehë të re  për këto 7 engjëj që ngelën në mëshirë të fatit. Nuk vonoi shumë dhe erdhi përgjigjja pozitive nga një donator i cili mori përsipër ndërtimin e shtëpisë.

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe, rikthehet në ditët pas ngjarjes duke ndarë përjetimin e vështirë ku nga një anë familja përballej me humbjen dhe nga tjetra, me varfërinë.

Arbër Hajdari: Unë kam qenë në dimër këtu dhe ky ka qenë një territor komplet i mbushur me borë.  Ditën kur kam ardhur këtu dhe e kam parë, kam takuar familjen nga afër, ka qenë një nga ato momentet goditës në trurin tim. Ndërkohë që qanin të atin, nga krahu tjetër kishin datën për të paguar qiranë aty dhe u gjenda në një vështirësi shumë të madhe emocionale. Fëmijët njëri më i vogël se tjetri, zonja shtatzënë…

Gruaja quhet Yllka, ndërsa i ndjeri Bedri. Emri i tij iu vendos djalit që erdhi në jetë.

Rrjeti i donatorëve të “Fundjavë Ndryshe” është gjithnjë i informuar për rastet. Ata jo gjithnjë duan të jenë publikë, një raport që sipas Hajdarit, ndahet në 50:50, por janë gjithnjë të gatshëm për të ndihmuar. Donatori që ka mundësuar ndërtimin  e shtëpisë së Yllkës, përveçse nuk ka preferuar të bëhet publik, i ka ndjekur punimet në mënyrë të veçantë.

Arbër Hajdari: Bamirësi i këtij rasti është shqiptar që jeton jashtë vendit. Është rritur në emigrim për një kohë të gjatë, ka vuajtur gjatë jetës së tij ashtu si shumë shqiptarë dhe tani ka krijuar biznesin e tij i cili ka ecur mirë. Kur e kam lajëmruar për këtë rast dhe kemi filluar punimet, çfarë ishte një gjë që mua më ka ngelur në mendje ishte që ai vinte këtu, natën për të parë progresin e ndërtimit të shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Pa takuar familjen?

Arbër Hajdari: Pa takuar as familjen, pa na lajmëruar as neve. Vinte për të marrë kënaëqsinë, natën që mos ta shikonte askush, vinte, shikonte shtëpinë dhe ikte.

Ardit Gjebrea: Po si e morët vesh ju?

Arbër Hajdari: Të nesërmen na ka lajmëruar që e kam parë shtëpinë, po ecën mirë etj.

Historia e dashurisë që lindi nga telefonata e gabuar! Yllka kthehet te kujtimet me bashkëshortin e ndjerë

Dy vite më parë, në fshatin Bllatë e Poshtme në Dibër, një aksident i mori jetën babait të 7 fëmijëve, të cilët mes dhimbjes, përballeshin edhe me varfërinë. Rasti u identifikua nga “Fundjavë  Ndryshe” që menjëherë iu gjend pranë familjes dhe një bamirës u ofrua të ndërtonte shtëpinë.

Shtëpia kishte qenë gjithnjë ëndërr e të ndjerit, Bedriut, i cili kishte arritur t’i linte familjes vetëm një copë tokë. “E Diela Ndryshe” shkon në shtëpinë ku aktualisht banon e veja, Yllka me 7 fëmijët, për  t’i çuar drejt banesës së re. Yllka nis të ndajë me rubrikën e së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, kujtimet e lumtura me bashkëshortin e ndjerë.

Ardit Gjebrea: Si u dashurove me Bedriun?

Yllka: Me telefon jemi njohur.

Ardit Gjebrea: Me telefon? Si?

Yllka: Ka qenë nata e Vitit të Ri. I ra gabimisht…

Ardit Gjebrea: I ra gabimisht dhe pastaj filluat të flisni…

Yllka: Po.

Ardit Gjebrea: Ju pëlqeu biseda.

Yllka: Kisha pak kështu, por…

Ardit Gjebrea: Kishe pak turp në fillim.

Yllka: Në fillim po.

Ardit Gjebrea: Pastaj?

Yllka: Pastaj vendosëm të fejoheshim.

Ardit Gjebrea: U fejuat, pas sa kohësh?

Yllka: Pas 3 muajsh.

Ardit Gjebrea: Pastaj vendosët që të martoheshit?

Yllka: Po, brenda një muaji.

Yllka e përshkruan të shoqin si një njeri shumë të qetë. Ajo tregon edhe për ditën kur ai humbi jetën nga një pllakë mermeri që i ra në kraharor.

Yllka: Ne ishim këtu, prisja fëmijët të vinin nga shkolla se vinin në orën 2. Vetëm kur më kanë marrë  nga qendra shëndetësore Maqellarë që thonë merr kunatin, hajde se është Bedriu paqejf, por nuk më treguan se…

Ardit Gjebrea: Nuk treguan për aksidentin, vetëm thanë është paqejf.

Yllka: Po.

Ardit Gjebrea: S’të shkoi mendja për keq.

Yllka: Mendja më shkoi, por thashë do të ketë vrarë ndonjë gisht…

Ardit Gjebrea: Ai punonte ekzaktësisht ku?

Yllka: Në pllaka mermeri.

Ardit Gjebrea: Atë ditë kur iku në mëngjes,  e takove, e përqafove, çfarë të tha?

Yllka: Jo se ishte pak i lodhur nga rruga që kishte lëvizur dy ditë para në shtëpi dhe ndërroi dy furgonë atë ditë.

Ardit Gjebrea: Ti ishe shtatzënë ndërkohë?

Yllka: Po, shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë muaji?

Yllka: Në të nëntin.

Ardit Gjebrea: Kush ta tha lajmin?

Yllka: Kunati i vogël, Yllka. Tha bëhu e fortë se na ke edhe neve në krah si vëllezërit e tu, prindërit  e tij, kunatat.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi aksidenti?

Yllka: Një pllakë mermeri i ka rënë në zemër dhe i ka thyer tri brinjë.

/tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar
















TE FUNDIT

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
22 Qershor, 2025

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com