Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

2025/06/21 at 4:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

“Kam nostalgji, më vjen për të qarë”

Kështu i kujton plot 44 vite punë në arsimin parauniversitar, 77 vjeçari Bujar Bashllari, i cili prej 12 vitesh ka dalë në pension.

Një jetë në arsim, mesuesi i matematikes e fizikës ka lëvizur në disa shkolla, ku vendi ka pasur nevojë.

“Kam përfunduar Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër në 1969. Emërimi më ka ardhur po atje , që je emëruar mësues matematikë – fizike në fshatin Lumaj të Korçës. Fshati im i lindjes me fshatin ku isha mësues ishte gati 3 orë në këmbë dhe terreni vështirë sepse kishte edhe lumenj. Unë e bëja një herë në jave këtë rrugë.

Nëse nuk vinte makina deri në orën 6 të mëngejsit , ateherë ikja në këmbë në punë, në shi, në dëborë. Pastaj më transferuan në Kolanec dhe atje punova 4 vjet. Në Tiranë në 1995 kam punuar fillimisht në Hekal, pastaj në Domje deri në 2013“, tha Bashllari.

Na thotë se në kohën e komunizmit, figura e mësuesit respektohej jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga shoqëria.

“Roli i mësuesit respektohej jashtëzakonisht. Misioni i mësuesit është misioni më fisnik, më i domosdoshëm, më i madh, se ka të bëjë me edukimin e brezit të ardhshëm”, tha ai.

Ndryshe nga periudha e komunizmit, sot është e vështirë të gjenden mësues në ciklin parauniversitar. Nga 30 mijë mësues në sistem, 98% janë femra.

Livia Selishta është një prej mësuesve në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi”.

Mësuesia për të ka qënë një ëndërr e fëmijërisë.

“Unë bëra 6 vite që jam në sistemin arsimor, por në këtë shkollë kam 4 vite. Mësuesia është një ëndërr që unë e kam pasur që në fëmijëri. Që e vogël që bënim lojërat me shoqet dhe unë isha gjithmonë mesuesja. Dhe me kakimin e kohës kuptova që kjo shoqëri ka nevojë të bësh diçka që të zhvillohet, si mësues mund të prekësh të ardhmen dhe të ndikosh tek fëmijët të bëhen qytetarë më të mirë”, tha ajo.

Për ekspertët e çështjeve të arsimit, refuzimi i meshkujve për mësuesinë lidhet me disa arsye.

“Ashtu si në takim me prindër, janë shumica mama dhe shumë pak janë baballarë. Kjo lidhet me trendin që zakonisht vajzat preferojnë të kenë një orar më të shkurtuar të jenë më shpejt në shtëpi prandaj zgjedhin mësuesinë, ndërsa baballarët duan më shumë karrierë, të sjellin më shumë të ardhura.

Zgjedhjet janë të lidhuara ngushtë me atë që sjell të ardhura profesoni i mësuesit”, u shpreh Irida Sina, eksperte për çështjet e arsimit.

Sipas Eurostat, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për përqindjen e mësuesve femra në krahasim me totalin në arsimin parauniversitar.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com