Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

2025/06/21 at 9:28 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat konstituimin e Kuvendit të Kosovës.


Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët dështuan ta përmbyllin këtë proces, ndërsa partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lista Serbe – nuk propozuan anëtarë për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Haxhiu, deri më tash, nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur, ndërsa partia e saj – Lëvizja Vetëvendosje – nuk ka pranuar ta zëvendësojë emrin e saj.

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, thotë Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por nuk përjashtohen as partitë e tjera – PDK, LDK dhe AAK – që po kontribuojnë në zvarritjen e konstituimit.

Në të njëjtën linjë është edhe profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai thekson se partitë politike po e shfrytëzojnë boshllëkun kushtetues për të fshehur, siç thotë, “paaftësinë që ka partia që ka fituar më së shumti vota (Lëvizja Vetëvendosje) për formimin e institucioneve”.

Mungesa e një afati ligjor, sipas tij, ka krijuar hapësirë për luftë të ashpër politike dhe inate partiake.

“Në këtë rast, them se përgjegjësia është e të parit, fituesit relativ, por edhe e të tjerëve, pa dallim, sepse nuk janë të interesuar si klasë politike për shtet dhe institucione, por për pushtet, për rënie deri në skaj të absurdit, të inateve dhe betejave politike”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se po abuzohet edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili nuk jep udhëzime se çfarë ndodh nëse dështon zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nuk përcakton afate të qarta për përmbylljen e konstituimit.

Ngërçi rreth zgjedhjes së kryeparlamentarit
Kryeziu nuk e sheh si thelbësore vetëm çështjen e nominimit të kryetares së Kuvendit, por tërheq vërejtjen edhe për neglizhimin që partitë politike po i bëjnë interpretimit ligjor të situatës.

Ai kujton se seanca konstituive, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vazhdojë çdo 48 orë, por kjo, sipas tij, nuk mund të zgjatet pafund.

Ai thotë se, në rastin konkret, duhet të përdoren interpretimi ligjor logjik dhe ai verbal.

“Interpretimi logjik do të thotë se kjo (vazhdimi i seancës konstituive çdo 48 orë) mund të bëhet vetëm dy herë. Herën e parë mund të ketë probleme të natyrës teknike. Herën e dytë, kjo duhet të përfundojë”, thotë Kryziu.

Çdo vazhdim pas herës së dytë, shton ai, është “jashtë normave politike, morale, kushtetuese, rregullative etj.”.

Baraliu, në anën tjetër, thotë se keqpërdorimet në rastin e moskonstituimit të Kuvendit janë të njëpasnjëshme.

Ai thotë se partitë politike janë betonuar në pozicionet kundërshtuese lidhur me zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Sipas tij, deputetët duhet ta përdorin mandatin e tyre për të mirën e shtetit, institucioneve dhe qytetarëve, por ata po e keqpërdorin atë, duke penguar përfundimin e konstituimit të institucioneve.

Për më tepër, vlerëson Baraliu, partitë politike e kontrollojnë votimin e deputetëve, “duke mos i lejuar të votojnë sipas ndërgjegjes, bindjes dhe interesit shtetëror e institucional”, edhe pse Kushtetuta u garanton autonomi në vendimmarrje.

Si të dilet nga bllokimi?
Kryeziu e përshkruan situatën aktuale të bllokimit të konstituimit të Kuvendit si gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, zgjidhja duhet kërkuar përmes marrëveshjeve politike ndërmjet partive, apo edhe në “shterimin e mjeteve politike dhe juridike të brendshme”.

“Mjetet shteren me presidenten e shtetit, sepse është faktor i unitetit. Duhet t’i thërrasë (partitë politike) dhe të këmbëngulë që t’i krijojnë institucionet”, thotë ai.

Kryeziu thotë, po ashtu, se presidentja ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese konstatimin nëse gjatë procedurës së konstituimit të Kuvendit janë shkelur dispozitat kushtetuese.

Nëse as kjo nuk funksionon, ai thotë se duhet pritur ndërhyrja e faktorëve të jashtëm, si për shembull e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mund të ndërmjetësojnë për tejkalimin e krizës.

Osmani ka mbajtur disa konsultime me udhëheqësit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin, por pa sukses.

Radio Evropa e Lirë pyeti zyrën e saj nëse planifikon të ndërmarrë ndonjë hap, si adresimi në Kushtetuese, dhe është në pritje të përgjigjes.

Në fillim të këtij muaji, Osmani ka thënë se vonesa e konstituimit të Kuvendit e dëmton besueshmërinë e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Për Baraliun, rruga e vetme për të dalë nga bllokimi është përmes kompromisit dhe marrëveshjeve politike.

“Rrugëdalja është, ta themi shkurt, të ketë një marrëveshje politike. Të ketë racionalitet politik dhe logjik të sjelljes dhe qëndrimit – në kuptimin e pjekurisë politike dhe emancipimit demokratik”, thekson Baraliu.

Disa politikanë kanë përmendur edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me ato lokale në tetor, megjithatë jo të gjithë janë të bindur se kjo do të ishte një zgjidhje efektive.

Ekspertët nënvizojnë se sapo të konstituohet Kuvendi dhe të formohen institucionet, partitë politike duhet të nisin menjëherë procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Qëllimi është të përcaktohen me qartësi afatet ligjore për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që të shmangen situata si kjo aktuale./REL



Ju sugjerojmë

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Para
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
















TE FUNDIT

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
21 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian thotë se çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër në Mitrovicë duhet të merret me përfshirjen e të...

Lexo më shumë

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
21 Qershor, 2025

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Pogradec, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
21 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga...

Lexo më shumë

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
21 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin me dokumente te falsifikuara greke. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com