Zyrtarët e Shëndetësisë dhe Emergjencave raportojnë se të paktën 17 persona mbetën të plagosën në Izrael të premten pasi Irani nisi një breshëri të re raketash. Sipas raportimeve tre prej tyre u plagosën rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar, thanë autoritetet lokale.
Pamjet e publikuara nga spitali Rambam i Izraelit treguan ndihmësit mjekësorë që transportonin një person të plagosur në barelë, në oborrin e institucionit shëndetësor në qytetin portual të Haifës.
Shërbimet e emergjencës u thanë banorëve se mund të largoheshin nga “hapësirat e mbrojtura” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane kishte kaluar.