33 masa sigurie janë lëshuar në Tiranë si pjesë e operacionit “Blloku 33” kundër shitjes së drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.
Prej tyre, siç njoftoi policia e kryeqytetit, janë ekzekutuar 25 masa sigurie, më saktësisht 24 në arrest me burg dhe një në arrest shtëpie.
Më poshtë gjenden pamjet nga momenti i arrestimit të të akuzuarve, ndërkohë vijon puna për arrestimin e tetë shtetasve të tjerë.
Në operacionin “Blloku 33” janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë, 450 gramë heroinë, dy pistoleta, 29 celularë, gjashtë automjete, katër peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Kush janë të arrestuarit nga policia:
1. Arnold Hida
2. Durim Gurzi
3. Artur Gurzi
4. Elvis Sejdo
5. Julian Bushati
6. Adnan Hida
7. Sabian Jashari
8. Mario Avdiaj
9. Geraldo Kovaçi
10. Albert Shushku
11. Emrah Mustafaj
12. Xhoana Rustemi (Hasani)
13. Vladimir Qerimi
14. Myzafer Xhanari
15. Albi Shehu
16. Ledio Dervishi
17. Juljan Rabushja
18. Elisard Rrustaj
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka
21. Kevin Troplini
22. Samuel Demiri
23. Ardit Dervishi
24. Ledin Kazanxhi
25. Faik Kurti – me masë sigurie arrest shtëpie