Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës

2025/06/19 at 4:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës

Tirana, zemra politike dhe kulturore e Shqipërisë, është një qytet që lëviz me ritmin e një kohe që ndryshon çdo ditë. Një mozaik i arkitekturës, historisë dhe jetës urbane, i ndërtuar mbi kontraste, por gjithnjë i gjallë. Kështu shfaqet Tirana nën fokusin e kamerës së agjencisë së lajmeve Reuters.

Sheshi Skënderbej, dikur pika e takimeve të thuajse çdo qytetari që vizitonte kryeqytetin, është sot pika ku kryqëzohen historia dhe përditshmëria. Dikur vetëm me bustin e heroit tonë kombëtar mbi kalë, një simbol i qëndresës dhe krenarisë, sot ndërtesat rreth tij tregojnë hovin me të cilin qyteti po ndryshon.

Në krah, xhamia e Et’hem Beut mbetet një ndër dëshmitë më të vjetra të trashëgimisë osmane. Bashkë me Katedralen e Kishës Ortodokse përbri saj, dëshmojnë edhe vlerën e rrallë të bashkëjetesës fetare.

Pak më tutje, Kalaja e Tiranës është shndërruar në destinacion turistik, një hapësirë për takime, kafene, art, kulinari dhe zeje. Mes rrënojash të lashta dhe strukturash të restauruara, ajo është kthyer në një oaz të qetë mes ritmit urban, por mbetet një kujtesë se e kaluara është gjithmonë aty. Mes të resë dhe të vjetrës qëndrojnë edhe ndërtesat e institucioneve, nga Presidenca, Kryeministria dhe Bashkia, duke treguar rrugëtimin historik të shtetit shqiptar.

Është një kombinim i ndikimeve italiane, komuniste dhe moderne që ka krijuar një peizazh arkitekturor të veçantë, karakteristik vetëm për Tiranën. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i ndërtuar në vitet ’30 nga arkitektët italianë, vazhdon të mbetet boshti kryesor i qytetit. Në krah, Piramida, e transformuar në një qendër edukimi dhe teknologjie, mbetet simbol i një qyteti që e ripërkufizon veten vazhdimisht.

Stadiumi Kombëtar “Air Albania”, një nga më modernët në rajon, jo vetëm shfaq ambicien sportive dhe dinamizmin e qytetit, por është shndërruar në një prej zonave më të frekuentuara nga çdo moshë. Si provë e ndërthurjes së historisë me modernen, dhe se Tirana nuk ka frikë të eksperimentojë me identitetin e saj vizual, qëndron edhe kërpudha gjigante në oborrin e Kryeministrisë.

Pazari i Ri është një tjetër kombinim i këtij mozaiku, ku tradita takohet me modernen. Tirana është një vend që nuk fle, që sfidon vetveten dhe që po përpiqet të bëjë paqe mes së djeshmes dhe së nesërmes.

Duket sikur është papushim në lëvizje dhe vijon të shkruajë çdo ditë historinë e saj. Tv Klan

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Turistët e huaj forcojnë lekun në kursin e këmbimit

Turistët e huaj forcojnë lekun në kursin e këmbimit

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit Evropian në Strasburg

Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit Evropian në Strasburg

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com