Dy ditë pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj, ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale, konkretisht këtë herë në TikTok.
Në këtë reagim, Veliaj shkruan: “Shpresën nuk e humb dhe se lutet që drejtësia të bëjë punën e saj siç duhet”.
Konkretisht në videon e postuar ai shkruan se nuk e dinte që ishte kaq i rrezikshëm.
“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim“, shkruan Veliaj.
@erionveliaj_ Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. 🙂