Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim në Paris me homologun francez Sébastien Lecornu.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu tha se partneriteti strategjik me Francën përbën një garanci të shtuar në kontekstin e zhvillimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe më posaçërisht në modernizimin e sistemeve tona ajrore.
“Kënaqësi të takoja sërish homologun francez Sébastien Lecornu, pak javë pas vizitës së tij në Tiranë.
Vijojmë me hapa të shpejtë bashkëpunimin për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe specializimin e personelit tonë.
Partneriteti strategjik me Francën përbën një garanci të shtuar në kontekstin e zhvillimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe më posaçërisht në modernizimin e sistemeve tona ajrore”, shkruan Vengu në rrjete sociale.