Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

2025/06/19 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës.

Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon.

Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual. Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se:

”Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi.”

Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës

Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndëishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.

Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.

Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës./DW

Ju sugjerojmë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

19 Qershor, 2025 7:20 pm
PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
Kryesore

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit

19 Qershor, 2025 6:55 pm
Irani: Reagim të menjëhershëm ndaj çdokujt që përfshihet në konfliktin me Izraelin!
Bota

Irani: Reagim të menjëhershëm ndaj çdokujt që përfshihet në konfliktin me Izraelin!

19 Qershor, 2025 6:39 pm
265 mijë mjete pa taksën vjetore, borxh shtetit 170 mln USD
Aktualitet

265 mijë mjete pa taksën vjetore, borxh shtetit 170 mln USD

19 Qershor, 2025 6:15 pm
Emigrantët, Shqipëria ngre Task-Forcë për ‘mbikëqyrjen’ e marrëveshjes me Italinë
Kryesore

Emigrantët, Shqipëria ngre Task-Forcë për ‘mbikëqyrjen’ e marrëveshjes me Italinë

19 Qershor, 2025 6:00 pm
Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër
Rajoni

Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër

19 Qershor, 2025 5:38 pm
Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026
Sport

Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026

19 Qershor, 2025 5:24 pm
Konflikti  në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump:Tërhiqu nga veprimet ushtarake!
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump:Tërhiqu nga veprimet ushtarake!

19 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

TE FUNDIT

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
19 Qershor, 2025

Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme fjalimin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij...

Lexo më shumë

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
19 Qershor, 2025

Pasditen e sotme, Partia Socialiste është bërë bashkë në selinë rozë për të festuar 34-vjetorin e krijimit të saj. Në...

Lexo më shumë

Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
19 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar ditën e sotme një dekret ekzekutiv që zgjat afatin e funksionimit të TikTok...

Lexo më shumë

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
19 Qershor, 2025

Partia Socialiste zhvillon sot një takim festiv me rastin e 34-vjetorit të themelimit, ceremoni e cila pritet të zhvillohet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com