Në Shqipëri, të gjesh pastiçeri të mira është pak e vështirë. Ka restorante që kanë seksionin e tyre, por dedikimi 100% te ëmbëlsirat është më i rrallë. Pastiçeria në Shqipëri ka një lloj deficiti në raport me vendet e Europës apo Azisë. Në Shqipëri ka qenë kryesisht e varfër deri në vitet 1920 kur disa pastiçierë që kishin punuar në Perandorinë Osmane apo vende të tjera, mbërritën në Shqipëri. Ata sollën receta orientale dhe u gjendën përballë recetave të pastiçerisë italiane. Kjo transformoi pak shijen duke përzier ëmëbëlsirat tradicionale të Orientit me pastat me krem. Më pas, një brez i ri pastiçierësh i arsimuar në lindje, solli pastiçerinë jo të famshme, por menunë e ushqimit social si zupat, torta etj. Pas viteve 1990, emigrantët shqiptarë mësuan artin e pastiçerisë dhe disa prej tyre arritën të ndërtonin edhe emër ndërkombëtar. Në Shqipëri, sot ka një nivel të krahasueshëm me vendet më të mira të botës perëndimore.
Të ftuar: Aulona Musta, Sidit Reka, Dhurata Thanasi, Ina Pojani, Artan Nebihu, Adi Alivoda, Alketa Zyfi, Olga Paguna, Arnold Bllaca, Genci Selimaj,