Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

2025/06/17 at 10:59 PM
në Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël vetë”.

Kështu është shndërruar dhe studioja e “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e sotme, ku do të shihni jo vetëm ëmbëlsira, por gjithashtu do të ëmbëlsoheni me historitë e fillimit të këtyre bizneseve që sot janë në treg falë recetave të tyre të shijshme.

E tillë është dhe “Pastiçeri Eagle”, në Shkodër, e cila është e pranishme në treg që prej vitit 1992. Themeluesi i saj, Adi Alivoda, tregon se gjithçka nisi nga një makineri akullore të marrë nga Stambolli i Turqisë.

Kjo makineri akullore, e cila u “shpërngul” nga Turqia në Shkodër, ishte e para makineri akullore “demokrate” për këtë qytet, referuar faktit se vendi s’kishte shumë që kishte dalë nga periudha e komunizmit.

“Falë një miku të familjes, morëm viza për Turqi. Shkuam për të blerë rroba, mall për të shitur, e në një nga këto rrugë, në një cep të Stambollit, pamë një makineri akullore. U afruam, pa pasur idenë e akullores, pa pasur absolutisht lidhje me akulloren. U afruam.

Një plak, një burrë i moshuar. I them, a e shet? Po tha, e shes. Ja morëm makinën e akullorës, e sollëm në Shkodër. Ishte makina e parë e akullores në Shkodër demokrate. Sepse, të gjitha makineritë që ishin, ishin të kohës së komunizmit”, tha ai.

Alivoda, tregon se kjo makineri akullore ishte burim të ardhurash për periudhën e verës. Pas rreth 3 vitesh, nisi dhe krijimi i pastiçerisë “Eagle”.

“Punuam dy, tre vite, vetëm verës. Në dimër vazhdonim prap me rrobat, veshmbathjet në Turqi. Pas 3 vjetëve hapëm dyqanin tonë. Lindi nevoja e pastiçerisë, që nuk do punonte vetëm verës. E kështu, filluam pastiçerinë”, tha ai.

Sipas Alivodës, risi asokohe nuk ishte makineria e akullores, por gjithashtu dhe kaushët e llojeve të ndryshme.

“Kur morëm makinën e akullores, morëm dhe kaushat e akullores. Hera e parë. Ne s’kishim parë kaushë të bukur, 3-4 llojësh. E kur hapëm, morëm nja 20-30 koli, ato mbaruan brenda një jave. Se njerëzit, vinin jo vetëm për akullore, por edhe për kaushin. Ishte një gjë e paparë për kohën”, tha ai./tvklan

Ju sugjerojmë

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

TE FUNDIT

Merz: Irani është një regjim terrori

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
18 Qershor, 2025

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin...

Lexo më shumë

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
18 Qershor, 2025

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të...

Lexo më shumë

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
18 Qershor, 2025

Pse emigrantët largohen përsëri nga Gjermania? Një studim i ri tregon se vendet e tjera janë më tërheqëse për të...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
18 Qershor, 2025

Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com