Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës, pasi dështoi të hapte kutitë e pjesshme të Dibrës.
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike thotë se ato do përdoren vetëm për qëllime verifikimi brenda kuadrit ligjor.
Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të mërkurën e 11 qershorit kërkesën e tij për të hapur disa kuti në qarkun e Dibrës.
Ai pretendon të renditet i pari në listën e hapur në këtë qark, pavarësisht se një rinumërim i disa kutive ngushtuan diferencën mes tij dhe PËrparim Spahiut nga 120 në 56./tvklan.al