Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

2025/06/15 at 5:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të dielën. Ndërkohë, luftime të ashpra kanë vazhduar dhe Rusia pretendoi se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin e Donjeckut.

Riatdhesimet po kryhen pas dy rundesh bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll, të cilat prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve, por nuk sollën përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Edhe 1.200 trupa, që pala ruse pretendon se i përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë ushtarë, janë kthyer në Ukrainë”, tha Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, të dielën në Telegram. Autoritetet do të punojnë për t’i identifikuar trupat, thuhet më tej.

Kjo e çon në 4.012 numrin e përgjithshëm të trupave të dërguara nga Rusia në Ukrainë. Rusia ka raportuar se ka marrë gjithsej 27 trupa të ushtarëve vrarë rusë nga Ukraina deri më tani. Sipas mediave shtetërore ruse që citojnë burime anonime, Moska nuk ka marrë asnjë trup gjatë këmbimit të 15 qershorit.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer disa herë të burgosur lufte dhe trupat e të vdekurve që nga bisedimet në Stamboll, më 16 maj dhe 2 qershor, por Moska ka refuzuar thirrjet e Kievit dhe Perëndimit për një armëpushim, ndërsa luftimet vazhdojnë gati 40 muaj pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, më 24 shkurt 2022.

Rusia dhe Ukraina kishin bërë këmbime të ngjashme edhe para bisedimeve në Stamboll, por pa ndonjë ndikim të madh në shkallën e armiqësive. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se forcat ruse kanë marrë kontrollin e Malinivkës, një fshat në rajonin e Donjeckut, ku kanë ndodhur disa nga luftimet më të ashpra.

Po ashtu, Ministria njoftoi se forcat ruse kanë kryer një sulm të suksesshëm me raketa gjatë natës në një rafineri në qytetin Kremençuk, e cila, sipas tyre, furnizon me karburant forcat ukrainase në rajonin e Donjeckut. Ajo nuk dha më shumë dehollësi dhe pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Ministria shtoi gjithashtu se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 128 dronë ukrainas dhe dy raketa të drejtuara në 24 orët e fundit. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia ka lëshuar të paktën 183 dronë sulmues dhe 11 raketa gjatë natës, dhe se mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 167 prej tyre.

“Sulmi kishte në shënjestër kryesisht rajonin e Poltavës, veçanërisht Kremençukun”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Moska po e bën këtë që katër vjet dhe është vazhdimisht duke rritur numrin e sulmeve. Prandaj është shumë e rëndësishme të merren vendime për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë në javët në vijim”, tha Zelenskyy. “Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e G7-ës kanë fuqinë për ta bërë këtë”, shtoi ai. Liderët do të mblidhen më 15–17 qershor në Kanada për samitin e G7-së – ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Kanadaja dhe Japonia – i cili mund të dominohet nga luftimet e ashpra midis Izraelit dhe Iranit.

Zelensky planifikon të marrë pjesë dhe të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, i cili që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar ka kërkuar të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Kremlinin.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë nëse konstaton se Moska nuk dëshiron paqe, por ende nuk e ka ndërmarrë këtë hap dhe ka thënë se mund të ndëshkojë edhe Ukrainën nëse palët nuk bëjnë përparim drejt paqes së shpejti.

Pas një telefonate më 14 qershor, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Putin “ndien, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë, dhe unë i shpjegova se edhe lufta e tij duhet të përfundojë”./REL

Ju sugjerojmë

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Para
“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

TE FUNDIT

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
6 Korrik, 2025

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit...

Lexo më shumë

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
6 Korrik, 2025

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
6 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me...

Lexo më shumë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
6 Korrik, 2025

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com