Përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Kallas ka bërë një apel për qetësimin e situatës.
Ajo bëri me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se gjatë ditës së sotme ka pasur një bisedë me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Sipas Kallas në këtë moment duhet të mbizotërojë diplomacia dhe jo armët. Ajo ka theksuar qëndrimin e BE-së kundër armatosjes bërthamore të Iranit dhe mbështetjen për zgjidhje diplomatike.
“Rreziku për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon është jashtëzakonisht i lartë. Diplomacia duhet të mbizotërojë. Bashkimi Europian ka qenë gjithmonë i qartë: Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të sigurojë një armë bërthamore. Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje”, tha Kallas.