Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

2025/06/13 at 6:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq qershorin e vitit 2023.

Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për deputetin Simiq.

Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Sipas njoftimit, Simiq më 16 qershor 2023 gjatë protestave kundër vizitës së ministrit, tashmë në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, “me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat”.

Sipas Prokurorisë, sulmi ka vazhduar në drejtim të gazetarëve fillimisht me shok bomba, pastaj turma i ka goditur me grushte, shqelma, mjete të forta, tulla betoni, ngjyra e gjësende tjera dhe gjatë këtij sulmi kishin pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.

“Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Sulmi’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’”, u tha në njoftim, ku u shtua se Prokuroria i kërkon gjykatës që të dy të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Sulmi i 16 qershorit të vitit 2023 ishte dënuar nga politikanët vendorë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 2023, në Leposaviq por edhe në tri komunat e tjera në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – gazetarët ishin cak i disa sulmeve dhe dhunës, teksa ata po mbulonin protestat e serbëve lokalë kundër kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të komunave.

Udhëheqësit serbë të këtyre komunave ishin tërhequr paraprakisht dhe më pas partitë serbe dhe serbët lokalë kishin bojkotuar zgjedhjet e mbajtura në prill, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.

Protestat nisën kur krerët e rinj komunalë shkuan në zyrat e tyre për të nisur punën. Tensionet në veri kulmuan me përplasjen mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Zveçan më 29 maj.

Gjatë përplasjes në Zveçan u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe protestues./rel

Ju sugjerojmë

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik
Rajoni

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

22 Gusht, 2025 3:07 pm
Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët
Kronikë

Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët

22 Gusht, 2025 3:03 pm
FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton
Bota

FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton

22 Gusht, 2025 3:02 pm
Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
Bota

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

22 Gusht, 2025 2:37 pm
Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë
Kronikë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

22 Gusht, 2025 2:05 pm
VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
Sport

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

22 Gusht, 2025 1:36 pm
Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari
Bota

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari

22 Gusht, 2025 1:33 pm
Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti
Kronikë

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti

22 Gusht, 2025 1:21 pm
Shpallet zi buke në Gaza
Bota

Shpallet zi buke në Gaza

22 Gusht, 2025 1:06 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Para
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

TE FUNDIT

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik
22 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të...

Lexo më shumë

Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët

Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët
22 Gusht, 2025

Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës së motorit së...

Lexo më shumë

FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton

FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton
22 Gusht, 2025

FBI-ja kreu një kontroll të autorizuar nga gjykata në shtëpinë e ish- këshilltarit të Donald Trump, John Bolton si pjesë...

Lexo më shumë

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
22 Gusht, 2025

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka prezantuar një plan për garanci sigurie pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Sipas raportimeve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com