Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

2025/06/12 at 4:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa portale të tjera dhe llogari në rrjetet sociale. Ky artikull përmendte emra të njohur për publikun e gjerë, të cilët janë nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese, duke i lidhur ato me disa pretendime të pavërteta dhe spekulime mbi hetime që nuk ekzistojnë, për Bankën Kombëtare Tregtare, duke u përpjekur për të ndërtuar një narrativë të sajuar me qëllimin e vetëm për të implikuar padrejtësisht BKT-në.

Ne deklarojmë në mënyrë të prerë se ky artikull është plotësisht i pavërtetë dhe me qëllime keqinformuese, dhe duket se është pjesë e një fushate të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e BKT-së — një prej institucioneve financiare më të besueshme në Shqipëri, që operon nën mbikëqyrjen e autoriteteve rregullatore përkatëse dhe e vlerësuar vazhdimisht si një ndër bankat më të mira në Shqipëri.

Nuk ka asnjë hetim apo proces ligjor kundër BKT-së dhe banka nuk është kontaktuar nga asnjë autoritet lidhur me akuzat e përmendura në këto portale.

Publikime të tilla të kësaj natyre kanë ndodhur herë pas here, dhe ne kemi ndërmarrë veprimet ligjore për të mbrojtur interesat e bankës, të drejtuesve të saj dhe të aksionarëve kundrejt dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga këto lajme të sajuara.

Ne jemi plotësisht të sigurtë në integritetin tonë, në mënyrën e funksionimit dhe në përputhshmëri me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi nga institucionet përkatëse ligjzbatuese dhe mbikëqyrëse.

Reagimi në detaje ndaj publikimeve të tilla për shkak të ligjit të mbrojtjes së të dhënave personale e kufizon bankën për t’u përgjigjur për çdo element të përmendur në këto publikime. Megjithatë, ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar plotësisht me çdo hetim apo autoritet ligjor, nëse kjo do të kërkohet.

Ne besojmë te sistemi i drejtësisë, që do të mbrojë të drejtën e institucioneve dhe drejtuesve të tyre nga këto sulme dashakeqëse dhe lajme të pavërteta të cilat synojnë prishjen e imazhit dhe minimin e besimit ndaj institucioneve bankare përmes keqinformimit duke përbërë rrezik për stabilitetin financiar të vendit.

Veprime të tilla janë të dënueshme me ligj në shumë vende të tjera.

Banka Kombëtare Tregtare mbetet e përkushtuar për të ruajtur standardet më të larta të integritetit, transparencës dhe shërbimit ndaj klientëve.

Falënderojmë klientët tanë, partnerët dhe publikun e gjerë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Banka Kombëtare Tregtare

Ju sugjerojmë

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
Aktualitet

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

14 Qershor, 2025 9:29 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 Qershor, 2025 9:12 am
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
Para
Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

TE FUNDIT

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
14 Qershor, 2025

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e...

Lexo më shumë

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
14 Qershor, 2025

Pavarësisht nëse po përdor ushtrinë kundër protestuesve në Los Angeles apo po injoron urdhrat e qarta nga gjykatat: Presidenti Donald...

Lexo më shumë

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
14 Qershor, 2025

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT,...

Lexo më shumë

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor, 2025

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj Iranit mund të ndezë të gjithë rajonin. Eshtë e paqartë nëse do të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com