Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

2025/06/12 at 12:06 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

Vrasja e regjistruar në fshatin Xibër, Klos, ka lënë pas saj familjarë me pikëpyetje për motivin e krimit, ashtu sikurse dhe trishtim.

Ka qenë 28-vjeçari, Hazbi Velsula, i cili vrau me mjet prerës kushëririn e tij, Selim Velsula, 65 vjeç, në rrethana të paqarta.

Një i afërm i familjes sqaron se brenda familjes nuk ka pasur mosmarrëveshje, teksa sqaron se kanë pasur gjithnjë hyrje e dalje tek njëri-tjetri për çdo rast.

“Të dy familjet, ne hymë e dalim. Për morte, për dasëm, për raste fatkeqësish edhe për gëzime. Gjithmonë kemi hyrë e kemi dalë me njëri-tjetrin. Jemi fis i hershëm qysh nga baballaratë tanë dhe e kemi trashëguar e ne”, u shpreh i afërmi.

Ai shprehet se ende nuk e di përse ka ndodhur krimi, teksa shton se “Unë them se ai çuni që ka bërë këtë vrasje, ka qenë në depresion. Më i ri, është i pamartuar, nuk është familjar akoma. Ky tjetri, i janë rrit fëmijët, viktimës, a kupton? Janë kushërinj”

I pyetur nëse ka pasur ndonjë hasmëri, ai u përgjigj “Jo, jo. S’kemi pasur. Jemi fisi Velsula, ne këtu dhe ata atje lart.”

Për sa i përket autorit, i afërmi shprehet se “Ai jeton në Tiranë. Familjarisht jetojnë në Tiranë. Vijnë, punojnë tokat dhe prindërit”

Po kështu, i pyetur nëse autori ka ardhur shpesh në fshat, ai tha se nuk ka ardhur shpesh, madje kanë konsideruar se ai mund të ketë emigruar diku.

“Jo, s’ka ardhur shpesh. Ne mendonin se ishte jashtë shtetit, ca thoshin në Greqi, ca thoshin ishte në Itali. Përfundimisht, ndodhi kjo që na ndodhi. E padëshiruar po…”, përfundoi ai.

Kunati i viktimës, ka dhënë gjithashtu një prenoncim. Edhe ai pohon se nuk ka pasur dijeni për ndonjë mosmarrëveshje të mundshme brenda familjes.

“Ne s’dimë asgjë. Edhe viktima mua s’më kishte thënë gjë se ka mosmarrëveshje”, tha ai.

Ai sqaron se ata kanë qenë fqinjë.

“Po komshinj, një fis dhe ne s’kemi ditur asgjë. Me këtë të dilnim, edhe e pyesja. Paradite ai ka qenë në pyll duke marrë dru. S’dihet asgjë, s’ka pasur njeri tjetër aty”, tha ai.

Kunati i 65-vjeçarit sqaron se ka qenë një elektricist që ka gjetur viktimën.

“Një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali. Ka qenë me një fuoristradë, ka kaluar dhe e ka parë të shtrirë në tokë. Ai ka qëndruar aty deri sa ka ardhur policia. Atëhere ka njoftuar këta të tjerët që ishin në kanal, duke hapur kanalin vaditës, edhe janë mbledhur”, tha ai.

Ngjarja ndodhi dje. Autori i vrasjes, u arrestua mbrëmë në zonën e Alliasit, pranë banesës së tij. Autori i arrestuar është Hazbi Velsula, ndërsa viktima, Selim Velsula. Ky i fundit u gjet në rrugën që të çonte te shtëpia e tij, me plagë në kokë e në gjoks.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por dyshimet e para qëndrojnë tek aspekti i pronave. Sakaq, hetimet për ngjarjen vijojnë./tvklan

Ju sugjerojmë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Para
“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se...

Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

TE FUNDIT

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
26 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çungur të Pejës në Kosovë, ku për pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com