Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

2025/06/11 at 11:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.


Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.

“Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë – Evropa Juglindore.

Ai theksoi gjithashtu se është “krenar për politikën e Serbisë” dhe për “pavarësinë dhe vetëvendosjen” e saj. “Kështu do të vazhdojmë”, shtoi Vuçiç.

Deklarata, e nënshkruar në samitin e Odesës nga liderë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë nga Rumania, Moldavia, Greqia dhe Kroacia, dënon agresionin rus, bën thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënon krimet e luftës të kryera nga Rusia, sipas agjencisë AFP.

Dokumenti, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina dhe dënon dëbimin e mijëra civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, për në Rusi.

Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti serb deklaroi se Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë “mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara”.

“Gjithmonë kemi mbrojtur këtë qëndrim dhe do të qëndrojmë të palëkundur në këtë pikë. Mendoj se në një mënyrë kjo mund të jetë edhe e dobishme për Ukrainën”, tha Vuçiç.

Në një deklarim për gazetarët, ai shtoi se e ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për “respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe të integritetit territorial të Serbisë”.

“Dhe këtu nuk kishte Prishtinë dhe përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiç.

Në fjalimin e tij në samitin në Odesë, ai deklaroi gjithashtu se Beogradi “do të dëshironte të ndihmonte në rindërtimin e një ose dy qyteteve apo një rajoni të vogël” në Ukrainë, si shenjë mbështetjeje për qytetarët ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore dhe për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e para e Vuçiçit në Ukrainë, sidomos në kohë lufte, duke vlerësuar praninë e tij në terren.

Zelensky tha se ata diskutuan për mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunimin dypalësh dhe rindërtimin e Ukrainës. Ai falënderoi Serbinë për iniciativën për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes dhe për të marrë nën patronazh rindërtimin e disa vendbanimeve ukrainase, një formë shumë efektive bashkëpunimi, sipas tij.

Në fund, Zelensky vlerësoi mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në fillim të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Serbia kishte shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por deri më sot ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Zyrtarët serbë kanë vazhduar të ruajnë lidhjet me Rusinë, dhe Vuçiç ishte më 9 maj në Moskë, në Paradën e Fitores me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Atje, ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti serb publikoi në një postim profilin e tij në Instagram se më 11 qershor, ku thuhej se në Odesa ishte angazhuar për intensifikimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të paqes. Në margjinat e samitit, ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës.

“Shkëmbyem mendime për rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve”, shkroi Vuçiç në Instagram, postim që e shoqëroi me një fotografi me Zelenskyn.

Ai shtoi se biseduan edhe për çështje ekonomike dhe për qëllimet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme shoqërore. Gjatë tre vjetëve luftë, Serbia ka thënë se ka një politikë të neutralitetit dhe ka mohuar se furnizon me armë palët e përfshira në konflikt.

Megjithatë, Shërbimi i Jashtëm i Sigurisë së Federatës Ruse më 28 maj e akuzoi Serbinë se, “pavarësisht deklaratës zyrtare për neutralitet”, Beogradi vazhdon të furnizojë Ukrainën me municione dhe se me këtë po e “godet Rusinë pas shpine”.

Reagimi nga Moska erdhi pasi për vite me radhë media të ndryshme kishin raportuar se armë dhe municione serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e ushtarëve ukrainas.

Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, si dhe ka theksuar se nuk mund të ndikojë në atë se ku përfundojnë armët e shitura përmes ndërmjetësve.

Pas deklaratës së shërbimit rus, Vuçiç tha se do të ndërpriten kontratat për shitjen e armëve dhe municioneve kur të ketë dyshime për abuzim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas./REL



Ju sugjerojmë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 7:38 pm
Para
Opinion – Debati për burgun e Spaçit – 11 Qershor 2025

Opinion – Debati për burgun e Spaçit – 11 Qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi për sot, 12 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 Qershor 2025
















TE FUNDIT

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
13 Qershor, 2025

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje për sulmet izraelite në një mesazh të regjistruar drejtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com