Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të ndëshkohet çdo autor”/ Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal

2025/06/10 at 2:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të ndëshkohet çdo autor”/ Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në një takim me drejtues të Shërbimit Zjarrfikës kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh. Gjithashtu ka kërkuar që të identifikohen dhe të ndëshkohet çdo autor për zjarrvënieve të qëllimshme.

Gjatë takimit ministri Hoxha nënvizoi se “të dhënat e viteve të fundit na dëshmojnë se në shumë raste, zjarret shkaktohen drejtpërdrejt nga veprimtaria e pakujdesshme ose qëllimisht e dëmshme e vetë njerëzve”.

Këto mesazhe u dhanë gjatë një takimi të mbajtur pranë ambienteve të Stacionit Zjarrfikës në Kinostudio, Tiranë, ku morën pjesë Prefekti i Tiranës, drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe zyrtarë të tjerë të emergjencave etj.

“Asnjë rast nuk duhet dhe nuk do të mbetet pa përgjegjës. Zjarri nuk është thjesht një fenomen natyror, është shpesh një akt kriminal”, apeloi Hoxha.

Në lidhje me masat për përballimin e problematikave gjatë sezonit veror, Ministri vuri theksin tek bashkëpunimi mes strukturave të ndryshme dhe te parandalimi.

“Përballë sfidave me zjarret, ne kemi nevojë për më shumë se sa reagim. Duhet parandalim. Për këtë, na duhet një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha strukturat vendore të emergjencës, me njësitë administrative, me kryepleqtë, me shoqërinë civile dhe vetë qytetarët”, u shpreh Hoxha.

Më tej ai nënvizoi se “duhet të forconi koordinimin në nivel vendor, të kryeni inspektime paraprake në zonat me risk të lartë, të rrisni gatishmërinë dhe të zbatoni planet lokale të emergjencës!”

Njëkohësisht Ministri Hoxha bëri me dije se po punohet në drejtim të pajisjes së strukturave zjarrfikëse me mjete dhe ambiente sa më të përshtatshme pune.

“Ministria e Brendshme do të sigurojë gjithë mbështetjen institucionale për t’ju pajisur me mjetet, informacionin dhe mbështetjen e nevojshme. Stacione të reja, si ky ku po zhvillojmë këtë takim sot, këtu në Kinostudio do të shtohen. Mjete të reja do të sigurohen, përmes buxhetit të shtetit, fondeve të bashkive apo donatorëve. Këta të fundit janë prezentë dhe dua të shpreh një falënderim për kontributin e vyer të tyre”, tha Hoxha.

Për sa i përket bashkëpunimit ndërinstitucional, Ministri i Brendshëm theksoi se “po punojmë ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të rritur kapacitetet tona kombëtare në luftën kundër zjarreve”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Ministri kërkoi një angazhim të menjëhershëm të strukturave të shërbimit zjarrfikës, me qëllim e parandalimit përpara ndërhyrjes.

“Të bashkëpunojmë ngushtë, sepse vetëm të bashkuar mund të jemi efektivë në mbrojtjen e mjedisit, të jetës dhe të pronës së qytetarëve”, tha Ministri i Brendshëm.

Ju sugjerojmë

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Para
Familja s’kishte dijeni për të/ Mësuesi amerikan i kapur nga Rusia ndodhet në burg

Familja s’kishte dijeni për të/ Mësuesi amerikan i kapur nga Rusia ndodhet në burg

Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

18 palestinezë të vrarë, mbi 100 të plagosur pranë qendrës së ndihmës në Gaza

18 palestinezë të vrarë, mbi 100 të plagosur pranë qendrës së ndihmës në Gaza

TE FUNDIT

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
26 Nëntor, 2025

Rusia po përgatitet të refuzojë planin e ri të armëpushimit prej 19 pikash të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe...

Lexo më shumë

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
26 Nëntor, 2025

Mediat në Maqedoninë e Veriu kanë ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të këngëtarit të...

Lexo më shumë

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
26 Nëntor, 2025

Janë rikthyer gjatë natës reshjet intensive të shiut në Lezhë të cilat sollën përmbytje rrugësh dhe prani të ujit në...

Lexo më shumë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com